LAJMI I FUNDIT:

Dy islamistë të arrestuar në Austri, njëri nga Maqedonia – planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift

Dy islamistë të arrestuar në Austri, njëri nga Maqedonia – planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift
Foto: Taylor Swift/Instagram

Dy persona janë arrestuar në Austri nën dyshimin për planifikimin e një sulmi në koncertet e këngëtares së njohur Taylor Swift, sipas raportimeve nga gazeta austriake “Kronen Zeitung” dhe zyrtarët austriakë.

Njëri nga të arrestuarit është një 19-vjeçar austriak me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, që jetonte me familjen e tij në Ternitz. Sipas Kronen Zeitung, ai u arrestua “nën dyshime të forta për terrorizëm”.

Në platformën X, bordi i turizmit të Vjenës njoftoi se biletat për tri koncertet e Taylor Swift në stadiumin Ernst-Happel për të enjten, premten dhe të shtunën janë shitur plotësisht.


Foto: Krone Kreativ

Franz Ruf, drejtor i sigurisë publike në Ministrinë e Brendshme të Austrisë, deklaroi se autoritetet kishin identifikuar “veprime përgatitore” për një sulm të mundshëm dhe se koncertet e Taylor Swift në Vjenë ishin ndër objektivat e 19-vjeçarit.

Sipas agjencisë austriake të lajmeve “Austria Press Agency”, i riu ishte betuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik dhe mendohet se ishte radikalizuar në internet. Ruf shtoi se substanca kimike janë siguruar dhe janë në proces vlerësimi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Arrestimi tjetër u bë në Vjenë, sipas gazetës. Zyrtarët e qytetit të Vjenës ende nuk kanë bërë një deklaratë mbi këtë çështje.

Foto: Krone Kreativ

Për shkak të këtyre ngjarjeve, të tri koncertet e saj të parapara të mbaheshin në vjenë – janë anuluar. Këngëtarja do të rikthehet me performancat e radhës në “Wembley Arena” të Londrës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dy islamistë të arrestuar në Austri, njëri nga Maqedonia - planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift

Dy islamistë të arrestuar në Austri, njëri nga Maqedonia - planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift

Magazina
Stresi i drejtohet ministres Haxhiu: 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime, a jeni normal ju?

Stresi i drejtohet ministres Haxhiu: 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime, a jeni normal ju?

Magazina
Pas shpalljes në kërkim të Stresit - flet babai i tij, Sali Lushaj: Kanë tri vite që shajnë e përdhosin vëllezërit e mi të vdekur

Pas shpalljes në kërkim të Stresit - flet babai i tij, Sali Lushaj: Kanë tri vite që shajnë e përdhosin vëllezërit e mi të vdekur

Magazina
Stresi i reagon Medi Isenit nga arratia: Ju kishit armë por i hoqët para se të largoheshit nga klubi, le t'ia lëmë organeve të drejtësisë

Stresi i reagon Medi Isenit nga arratia: Ju kishit armë por i hoqët para se të largoheshit nga klubi, le t'ia lëmë organeve të drejtësisë

Magazina
Arrestohen Noizy dhe DJ Crax, Policia e Shtetit me deklaratë: Do të ekstradohen në Kosovë

Arrestohen Noizy dhe DJ Crax, Policia e Shtetit me deklaratë: Do të ekstradohen në Kosovë

Magazina
U përfol se ishte 'në lidhje' me Bleron, modelja Vjosa Pllana konvertohet në katolike

U përfol se ishte 'në lidhje' me Bleron, modelja Vjosa Pllana konvertohet në katolike

Magazina
Kalo në kategori