LAJMI I FUNDIT:

Edhe Mozzik i anulon dy koncerte, një në Shëngjin e një në Shkodër

Edhe Mozzik i anulon dy koncerte, një në Shëngjin e një në Shkodër
Foto: Mozzik/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se nuk do të jetë prezent në dy koncertet e radhës, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në Shëngjin dhe Shkodër.

“Sonte në Shëngjin dhe nesër në Shkodër nuk do jem prezent, ju kërkoj falje të gjithëve, shihemi herëve të tjera. Ju përqafoj”, ka shkruar Mozzik në një postim në InstaStory.

Reperi, i cili njihet me emrin e vërtetë Gramos Aliu dhe vjen nga Ferizaj, ka shprehur keqardhjen e tij për këtë vendim dhe ka premtuar se do të shihet me fansat në një rast tjetër.


Foto: Mozzik/InstaStory

Arsyet që kanë çuar në anulimin e këtyre koncerteve ende nuk dihen, megjithatë Mozzik ka bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm në ngjarjet e parapara.

Ky njoftim ka ardhur si një surprizë për fansat e tij, të cilët prisnin me padurim performancat e tij në dy qytetet shqiptare.

Foto: Mozzik/InstaStory

Pavarësisht këtij lajmi, Mozzik mbetet një nga reperët më të dashur dhe të ndjekur në skenën muzikore shqiptare, dhe fansat e tij janë të sigurt se do të kenë mundësinë ta shohin atë në koncerte të ardhshme. Ndërkohë, ai ka falënderuar të gjithë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i drejtohet ministres Haxhiu: 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime, a jeni normal ju?

Stresi i drejtohet ministres Haxhiu: 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime, a jeni normal ju?

Magazina
Pas shpalljes në kërkim të Stresit - flet babai i tij, Sali Lushaj: Kanë tri vite që shajnë e përdhosin vëllezërit e mi të vdekur

Pas shpalljes në kërkim të Stresit - flet babai i tij, Sali Lushaj: Kanë tri vite që shajnë e përdhosin vëllezërit e mi të vdekur

Magazina
Arrestohen Noizy dhe DJ Crax, Policia e Shtetit me deklaratë: Do të ekstradohen në Kosovë

Arrestohen Noizy dhe DJ Crax, Policia e Shtetit me deklaratë: Do të ekstradohen në Kosovë

Magazina
“Noizy më dha 40 mijë euro të nxjerr Klevion në pritë”, rrëfehet Medi Iseni: Më futën njerëz të tërheq denoncimet, Stresi thuri planin e dhunimit

“Noizy më dha 40 mijë euro të nxjerr Klevion në pritë”, rrëfehet Medi Iseni: Më futën njerëz të tërheq denoncimet, Stresi thuri planin e dhunimit

Magazina
Në mbrojtje të Noizyt reagon edhe Yll Limani: Drejtësia do të triumfojë

Në mbrojtje të Noizyt reagon edhe Yll Limani: Drejtësia do të triumfojë

Magazina
Edhe Mozzik i anulon dy koncerte, një në Shëngjin e një në Shkodër

Edhe Mozzik i anulon dy koncerte, një në Shëngjin e një në Shkodër

Magazina
Kalo në kategori