Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Arbër Vokrri, ka reaguar ndaj kritikave të fundit të ndërkombëtarëve për veprimet e Qeverisë në veri të vendit.
Këto veprime përfshijnë hapjen e urës së Ibrit dhe mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri, zona të banuara kryesisht nga serbët.
Vokrri theksoi se veprimet në veri po bëhen për të shtrirë sovranitetin dhe ligjshmërinë në të gjithë territorin e Kosovës dhe se reagimet nga miqtë ndërkombëtarë janë shpesh të papritura dhe të paqarta.
“Ta keni parasysh një gjë: Shpesh ndodh në marrëdhëniet ndërkombëtare që Republika e Kosovës të shantazhohet me argumentin ose faktin se ende nuk e ka kompletuar shtetësinë e vet. Që në situatë konkrete nënkuptonte, mungesën e sovranitetit në të gjithë territorin, mungesën kontrolli të kufijve, praninë e institucioneve paralele të shtetit fqinj e ende armik. Dhe si një shtet i tillë i brishtë i pakompletuar, i nënshtrohet shantazhit dhe nuk merret seriozit. Dhe mandej kishte dhe ka pasur dhe vazhdon të ketë pasoja.
Tash në anën tjetër kur bëhen përpjekje që të kompletohet shtetësia, të shtrihet ligji në çdo cep të vendit, që tu lehtësohet të gjithë qytetarëve integrimi në jetën shtetërore e institucionale, tani vijnë pra kështu reagime nga miqtë ndërkombëtarë. Neve shpesh në Qeveri apo në politikëbërje na bren pyetja pse. Pse nuk e thonë e haptas se ku është halli”, ka thënë Vokrri në “FIVE” të Dukagjinit.
Vokrri theksoi se ndërkombëtarët duhet të jenë të qartë në lidhje me kritikat e tyre dhe se fati i popullit të Kosovës nuk mund të mbetet peng i disponimit të të diplomatëve.
“Unë e them prapë dhe këtë e them prapë, ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me gjithë këta faktorë (ShBA-të, Gjermaninë e Britaninë e Madhe) dhe të koordinimi me ta. Por nuk mund të mbetet fati i popullit tonë, i shtetit tonë peng i disponimit të diplomatëve, që ndryshon ai disponim”, ka shtuar Vokrri. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë