Policia e Kosovës të hënën ka realizuar një aksion në veri, ku ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë. Siç informuan zyrtarët policorë, në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.
Mbyllja e këtyre objekteve u bë pasi ishin duke operuar pa licencë dhe nuk ishin të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), transmeton Telegrafi.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, i ka thënë Telegrafit se aksioni kishte nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve te tij”, ka thënë Elshani.
Aksioni i policisë nuk u mirëprit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Bashkimi Evropian ka reaguar pas mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës, duke e quajtur si një veprim të njëanshëm të autoriteteve të Kosovës. BE-ja ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta rishqyrtojë vendimin e saj.
Në deklaratën për media që e ka ndarë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se “Bashkimi Evropian e konsideron mbylljen e sotme të nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës nga autoritetet e Kosovës si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar, që shkel marrëveshjet e arritura nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.
“Si pjesë e marrëveshjeve sa i përket Telekomunikacionet të arritura në vitin 2013 dhe Planit të Veprimit të rënë dakord më 2015, të dyja palët ranë dakord të diskutojnë për shërbimet postare ‘në një fazë të mëvonshme’, duke pranuar kështu që çështja mund të trajtohet brenda kornizës së dialogut”, ka thënë Stano.
Stano ka thënë se këtë e ka pranuar edhe Autoriteti Rregullativ i Shërbimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës. Ai ka thënë se BE-ja është e gatshme ta përfshijë këtë çështje në agjendën e takimit të ardhshëm në dialog.
“BE-ja pret që palët të zhvillojnë ide konstruktive që mund t’u shërbejnë si bazë për zgjidhje. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuar nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë apo ndonjë çështje tjetër që i përket procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese të serbëve të Kosovës, pa një marrëveshje të re të rënë dakord paraprakisht, do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të tyre dhe kushtet e jetesës për këtë komunitet. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano.
Për mbylljen degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës vënë në rrezik qytetarët dhe ushtarët e KFOR-it.
Në reagimin që e ka përcjellë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, thuhet se janë të zhgënjyer me veprimet e njëanshme të Qeverisë.
“Qeveria e SHBA-së është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër filialeve të postës serbe në veri të Kosovës. Veprimet e pakoordinuara të Kosovës vënë qytetarët kosovarë dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtar”, thuhet në reagim.
Më tej thuhet se SHBA i kërkon Qeverisë së Kosovës të ndërpresë veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, mbyllja e objekteve është dënuar prej zyrtarëve të Postës së Serbisë, Listës Serbe, dhe institucioneve shtetërore të Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje