LAJMI I FUNDIT:

Zbuloni koleksionin e ri të vaskave dhe mini pishinave në Fortesa Home nga Treesse, prodhuesi i mirënjohur Italian

Zbuloni koleksionin e ri të vaskave dhe mini pishinave në Fortesa Home nga Treesse, prodhuesi i mirënjohur Italian

Fortesa Home prezanton me krenari koleksionin e ri të vaskave dhe mini pishinave të prodhuara nga Treesse, një nga prodhuesit më të njohur italianë, i shquar për cilësinë e lartë të materialeve dhe dizajnet e mrekullueshme.

Ky koleksion i ri sjell inovacion, elegancë dhe rehati në shtëpitë e klientëve të Fortesa Home, duke kombinuar stilin modern me funksionalitetin e lartë.

– Materiale të cilësisë së lartë

Kompania Treesse është e njohur për përdorimin e materialeve të cilësisë së lartë që garantojnë qëndrueshmëri dhe rezistencë ndaj përdorimit të përditshëm.

– Dizajne elegante dhe inovative

Dizajnet e Treesse janë të njohura për elegancën dhe sofistikimin e tyre. Koleksioni i ri sjell një gamë të gjerë dizajnesh që përshtaten me çdo stil dhe preferencë estetike. Që nga format moderne dhe linjat e thjeshta, deri te detajet më të veçanta, çdo vaskë dhe mini pishinë është projektuar për të qenë një element qëndror në çdo ambient.

– Mini pishinat: Oazi i relaksimit në shtëpinë tuaj

Mini Pishina Maya me dimenzionet 260x205x95cm ka hapësirë për 5 deri 6 persona.

Ajo mund të instalohet lehtësisht si në ambiente të brendshme ashtu edhe në ato të jashtme, qoftë në tokë apo mbi tokë. Një avantazh i madh i saj është teknologjia inovative Ghost, një patentë ekskluzive e kompanisë Italiane Treesse, e dizajnuar nga dizajneri i njohur Marc Sadler.

Kjo teknologji e bën hidromasazhin të padukshëm dhe përmban gjithashtu ndriçim LED shumëngjyrësh. Një tjetër përfitim i teknologjisë Ghost është kromoterapia. Uji trazohet lehtë nga të gjitha anët, pa ashpërsi dhe bezdisje, duke ofruar relaksim dhe duke ndihmuar në lehtësimin e ankthit dhe stresit.

 – Vaska Camelia

Një bukuri si vaska Camelia, do ta donte gjithsecili në shtëpi. Me vaskën e tejdukshme Camelia mund të përjetoni luksin e vërtetë. Me nuancën e saj të errët, Camelia krijon një atmosferë të sofistikuar dhe relaksuese.

Dizajni ergonomik i saj me një formë të rehatshme ofron mbështetje të shkëlqyer për trupin gjatë banjës.

E më e bukura e gjithë kësaj është lehtësia e saj për t’u mirëmbajtur.

– Vaska Calida Ruby Red

Nëse po kërkoni një vaskë të veçantë, atëherë vaska Calida Ruby Red në nuancën e rrallë dhe ekzotike Oxide Red është zgjedhja perfekte për ju!

Calida Ruby Red me dizajnin e saj të thjeshtë, të pastër e minimal sjell gjallëri dhe elegancë në hapësirën tuaj.

Vizitoni Showroom-et e Fortesa Home në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Ferizaj

Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë showroom-et e Fortesa Home për të parë nga afër koleksionet e reja.

Ekspertët e Fortesa Home janë të disponueshëm për të ofruar këshilla profesionale dhe për të ndihmuar në zgjedhjet më të mira për nevojat tuaja.

Fortesa Home është sinonim i cilësisë dhe stilit. Zbuloni luksin dhe rehatinë që vaskat dhe mini pishinat mund të sjellin në shtëpinë tuaj.