LAJMI I FUNDIT:

Reagon Noizy, anulon koncertin në Gjilan

Reagon Noizy, anulon koncertin në Gjilan

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, i cili është aktualisht një nga artistët më të kërkuar nga Policia e Kosovës, ka bërë një reagim të rëndësishëm përmes Instagramit pas zhvillimeve të fundit.

“Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, ka shkruar Noizy në postimin e tij. Ky njoftim vjen pas spekulimeve të shumta dhe një situate të tensionuar që ka ndodhur në lidhje me reperin.

Ky reagim i Noizyt duket të jetë një tentativë për të sqaruar situatën dhe për të shmangur akuzat e mundshme për gënjeshtra, të cilat janë ngritur nga publikimi i një ngjarjeje të ngjashme në diskotekën “Venom” në Prishtinë.


Foto: Noizy/Instagram

Megjithatë, ka pasur shumë spekulime dhe dyshime në lidhje me ndodhitë e fundit dhe verifikimin e saktë të performancës së tij në këtë lokacion mbetet i paqartë.

Për më tepër, Noizy është në kërkim intensiv nga Policia e Kosovës. Autoritetet kanë lëshuar një fletarrest ndaj tij pasi reperi nuk është paraqitur në stacionin policor pas një thirrjeje për intervistë lidhur me një incident të ndodhur në një diskotekë në Pejë. /Telegrafi/