LAJMI I FUNDIT:

Fluks i lartë qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës

Fluks i lartë qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës

Pika e kalimit doganor në Qafë Thanë vijon të përballet edhe në këto ditë të para të gushtit me fluks të lartë automjetesh të cilat futen në territorin shqiptar.

Fluksi tashmë nuk është vetëm në fundjavë por çdo ditë, në orare të caktuara të ditës.

Edhe paraditja e kësaj të hëne deri në mesditë ka shënuar fluks shumë të lartë të automjeteve që kalojnë kufirin me destinacion bregdetin  shqiptar ku, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, turistë nga vendet e Evropës lindore që zgjedhin Shqipërinë për pushime.


Burime pranë policisë kufitare të doganës bëjnë me dije se punohet me 5 sportele, 4 për automjetet dhe 1 për kamionët, për këtë arsye ka fluks dhe radhë por jo më shumë se 20-30 minuta pritje.

Ndërsa në rastet e radhëve shumë të gjata çdo ditë aplikohet edhe kalimi me procedurë të përshpejtuar, në dakordësi me palën maqedonase. Kjo procedurë lejon kalimin e qytetarëve pa kontroll të gjatë, procedurë që është e përcaktuar në marrëveshje mes palëve doganore kufitare.

Vetëm në dy ditët e fundit Qafë Thana ka në hyrje 15.165 shtetas.

Ndërkohë gjatë muajit korrik Qafë Thana ka regjistruar 297.000 hyrje-dalje, 90 mijë shtetas më shumë krahasuar me korrikun e vitit 2023.

Hyrje daljet në pikat kufitare në juglindjes janë për vetëm dy ditë janë:

Për datën 03 Gusht, në Kapshticë 5214 shtetas në hyrje dhe 3589 shtetas në dalje.

Qafë Thanë 8217 shtetas në hyrje dhe 5611 shtetas në dalje.

Për datën 04 Gusht, në Kapshticë 3759 shtetas në hyrje dhe 3075 shtetas në dalje.

Qafë Thanë 6948 shtetas në hyrje dhe 5316 shtetas në dalje. /Euronews/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori