LAJMI I FUNDIT:

Shkruhet historia në gjysmëfinalet e 100 metrave për meshkuj – finalja pritet me emocione

Shkruhet historia në gjysmëfinalet e 100 metrave për meshkuj – finalja pritet me emocione

Sapo kemi parë disa gjysmëfinale jashtëzakonisht të shpejta në 100 metra për meshkuj, dhe historia tashmë është shkruar.

Të tetë vrapuesit për finalen e meshkujve arritën në garë me kohë nën 10 sekonda.

Si rezultat, është hera e parë në historinë olimpike që një 100 metra nën 10 sekonda nuk garanton një vend në finale, shkruan World Athletics.


Andre De Grasse (Kanadë), Benjamin Richardson (Afrikë e Jugut), Abdul Hakim Sani Brown (Japoni) dhe Louie Hinchcliffe (Britania e Madhe) nuk arritën në finale, pavarësisht se vrapuan nën 10 sekonda në gjysmëfinale.

Lideri botëror Kishane Thompson u kualifikua si më i shpejti me 9.80 sekonda, me bashkatdhetarin e tij Oblique Seville me vetëm 0.01 sekonda pas tij.


Këtu është një listë e finalistëve të 100 metrave për meshkuj që do të garojnë së shpejti:

Kenneth Bednarek (SHBA)
Fred Kerley (SHBA)
Kishane Thompson (XHAM)
Akani Simbine (AJ)
Oblique Seville (XHAM)
Noah Lyles (SHBA)
Letsile Tebogo (BOT)
Lamont Marcell Jacobs (ITA)


/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Përfundoi dita e 10-të në Lojërat Olimpike: Ndryshon dukshëm renditja - ka një lider të ri

Përfundoi dita e 10-të në Lojërat Olimpike: Ndryshon dukshëm renditja - ka një lider të ri

Sport
Fituesi i medaljes së artë u gjet duke fjetur në park pasi u ankua për kushtet 'të këqija' të fshatit Olimpik

Fituesi i medaljes së artë u gjet duke fjetur në park pasi u ankua për kushtet 'të këqija' të fshatit Olimpik

Sportet Luftarake
Juventusi ulë ndjeshëm çmimin për Chiesan

Juventusi ulë ndjeshëm çmimin për Chiesan

Serie A
Chelsea dhe Man United në

Chelsea dhe Man United në "luftë" për sensacionin e Real Madridit

Premier League
Sensacioni i Arsenalit i dha leksione Jadon Sanchos - nuk e lejoi të

Sensacioni i Arsenalit i dha leksione Jadon Sanchos - nuk e lejoi të "merrte frymë"

Ndërkombëtare
Trajneri i Liverpoolit mund ta ketë gjetur tashmë dobësinë më të madhe të Man United

Trajneri i Liverpoolit mund ta ketë gjetur tashmë dobësinë më të madhe të Man United

Premier League
Kalo në kategori