LAJMI I FUNDIT:

Ahengu më i madh ku u shërbye pica, mbi 60 mijë copa iu shpërndanë pasagjerëve – u fut në librin e rekordeve Guiness

Ahengu më i madh ku u shërbye pica, mbi 60 mijë copa iu shpërndanë pasagjerëve – u fut në librin e rekordeve Guiness

Pasagjerët e disa anijeve gjigante kanë ndihmuar së fundmi të arrihet një rekord botëror – atë për sasinë më të madhe të picës të servuar në një aheng.

Anija Princesha me seli në Santa Clarita të Kalifornisë, arriti të futet në librin e Rekordeve Guiness dhe atë për herë të dytë – pasi në këtë anije u servua pica iu shpërnda pjesëmarrësve në një aheng.

Mysafirët e anijes Princesha konsumuan mbi 60 mijë pjesë të picës, që u fut në librin e rekordeve Guiness, transmeton Telegrafi.


Ishin 11,445 persona që konsumuan picën që ishte shpërndarë nëpër 16 anije të ndryshme që mbajnë të njëjtin emër (Princeshë) në Alaska, Evropë dhe Karraibe.

Për përgatitjen e picës u përdorën 6,500 kilogramë brumë, pra mbi 3,400 miell, afërsisht 1,400 kilogramë salcë dhe 2,300 kilogramë djathë. /Telegrafi/