LAJMI I FUNDIT:

Një mundësi për ta ringjallur karrierën – Smith Rowe mbush arkat e Arsenalit dhe thyen rekordin e Fulham

Një mundësi për ta ringjallur karrierën – Smith Rowe mbush arkat e Arsenalit dhe thyen rekordin e Fulham

Emile Smith Rowe ka përfunduar lëvizjen e tij nga Arsenali te Fulham për një tarifë që mund të arrijë në 40 milionë funte me bonuse, duke u bërë shitja e dytë më e madhe e Topçinjve pas Alex Oxlade-Chamberlain që iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017.

Smith Rowe, i cili erdhi nga akademia e Arsenalit , ka gjetur mundësi të kufizuara në dy sezonet e fundit, pasi kishte dëmtime në ijë dhe gju.

Nga 25 paraqitjet e tij në Ligën Premier gjatë asaj periudhe, vetëm tre kanë qenë si startues dhe ai do të shpresojë se lëvizja mund ta kthejë atë në rrugën e duhur, pasi te Fulham do të jetë yll absolut.


Fulham do të paguajë rreth 40 milionë euro, shumë që tejkalon rekordin e klubit prej 32 milionë euro të paguara për mesfushorin e Bregut të Fildishtë, Jean Michaël Seri në vitin 2018.

Në anën tjetër është shuma më e lartë që Arsenali ka marrë nga një lojtar që është rritur në akademinë e klubit.

“Jam shumë i emocionuar, thjesht doja të arrija këtu sa më shpejt që të ishte e mundur që të mund të vazhdoja me shokët e mi të ri të skuadrës. Duke dëgjuar projektin, duke folur me trajneri [Marco Silva] dhe duke parë se çfarë lojtarësh kemi tashmë këtu, mendoj se është një projekt emocionues për mua dhe padyshim hapi i përsosur për karrierën time përpara”, deklaroi Smith Rowe.

24-vjeçari është nënshkrimi i dytë i Fulhamit gjatë verës pas ardhjes së Ryan Sessegnon, i cili u ribashkua me klubin si transferim i lirë pas largimit nga Tottenham. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione” - flet babai i boksieres Imane Khelif

“Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione” - flet babai i boksieres Imane Khelif

Boks
Kampioni gjerman ndërron furnizuesin e fanellave - arsyeja është e pabesueshme

Kampioni gjerman ndërron furnizuesin e fanellave - arsyeja është e pabesueshme

Bundesliga
Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Ndërkombëtare
Shtatë largime, vetëm një afrim: Situata e Barcelonës në këtë afat kalimtar deri tani

Shtatë largime, vetëm një afrim: Situata e Barcelonës në këtë afat kalimtar deri tani

La Liga
Dyshja çeke fitojnë medaljen e artë së bashku, pavarësisht se lidhja e tyre romantike përfundoi pak para Lojërave Olimpike

Dyshja çeke fitojnë medaljen e artë së bashku, pavarësisht se lidhja e tyre romantike përfundoi pak para Lojërave Olimpike

Tenis
Kosova mbyll me sukses Lojërat Olimpike Paris 2024 - dy medalje në xhudo, disa paraqitje dinjitoze dhe vend për përmirësim

Kosova mbyll me sukses Lojërat Olimpike Paris 2024 - dy medalje në xhudo, disa paraqitje dinjitoze dhe vend për përmirësim

Boks
Kalo në kategori