LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 27° partlycloudy_day

“Fardi Fest”, festivali i kulturës dhe traditës në Komunën e Rahovecit

“Fardi Fest”, festivali i kulturës dhe traditës në Komunën e Rahovecit

Sot (e premte) me fillim nga ora 18:00 në Kompleksin memorial në Gardish do të mbahet festivali “Fardi Fest”.

Ky festival përkon me Ditët e Mërgatës që këtë vit po mbahet me 1 dhe 2 gusht.

“Fardi Fest” njëkohësisisht ka për qëllimi rikujtimin e traditive të kësaj zone bashkë më mërgimtarët.


Sipas një njoftimi të bërë nga Komuna e Rahovecit, përveç rikujtimit të traditive, ky festival është një mundësi ku të gjithë vizitorët mund të përjetojnë magjinë kulturorë të Anadrinisë.

Festivali ”Fardi Fest” pritet të jetë i mbushur me disa aktivitete siç janë :

▪️ Vizatimet me motive tradicionale;

▪️ Lojërt tradicionale;

▪️ Ushqimet tradicionale;

▪️ Artizanate unike të zonës sonë;

▪️ Koncert kulturo-artistik – muzikë dhe performanca që shpërfaqin kulturën dhe traditat tona.

Ndër të tjera në njoftimin e Komunës së Rahovecit thuhet se ky festival është një mundësi unike për të eksploruar dhe shijuar gjithçka që ky rajon i mrekullueshëm ka për të ofruar./Telegrafi/