Qitësi turk që u bë viral në rrjetet sociale, nuk është i panjohur – Yusuf Dikec është nënoficer dhe disa herë pjesëmarrës olimpik
Me syzet joadekuate dhe pozimin e tij të papërshtatshëm, qitësi olimpik turk dhe fituesi i medaljes së argjendtë në Paris 2024, Yusuf Dikeç, është bërë një njeri viral.
Mediat sociale kanë shpërthyer pas një fotografie të një qitësi olimpik turk, i cili u fut në garë në Paris 2024 në dukje indiferent, por mori medaljen e argjendtë.
Me dorën në xhep dhe pa ndonjë pajisje optike që mbanin rivalët e tij, stili i rastësishëm i Yusuf Dikeçit e veçoi atë nga konkurrentët e tij në garën e skuadrës së përzier me pistoletë ajrore 10 metra.
Suksesi i Dikeçit për të siguruar vendin e dytë së bashku me partneren e tij Şevval İlayda Tarhan, së bashku me mospërfilljen e tij të dukshme, e kanë bërë atë një sensacion në internet brenda natës.
“Turqia dërgoi një njeri 51-vjeçar pa lente të specializuara, mbulesë sysh apo mbrojtje veshi dhe mori medaljen e argjendtë”, thuhet në një postim viral në X, i cili kishte pothuajse 90 milionë shikime në kohën e shkrimit.
Shumica e gjuajtësve olimpikë përdorin mbrojtje të specializuar të veshit dhe lente për të bllokuar shikimin në njërin sy dhe për të reduktuar shkëlqimin, por Dikeç me sa duket nuk kishte nevojë për asgjë nga kjo.
Dikeç nuk është i panjohur për gjuajtjen: Paris 2024 është Olimpiada e tij e pestë, pasi ka përfaqësuar më parë Turqinë në 2008, 2012, 2016 dhe 2020. Ai mban edhe disa tituj nga kampionati botëror dhe evropian për evente të ndryshme me pistoletë.
Ai është gjithashtu një nënoficer në pension i Xhandarmërisë Turke, ndaj ka edhe aq saktësi.
“Nuk kam pasur nevojë për pajisje speciale”, thuhet se ka thënë Dikeç për mediat vendase turke. “Unë jam një gjuajtës natyral, i natyrshëm”.
“Suksesi nuk vjen me duar në xhepa” është një tjetër deklaratë që ai bëri për shtypin vendas.
Edhe llogaritë zyrtare të mediave sociale olimpike janë bashkuar në festimin e stilit jashtëzakonisht të relaksuar të Dikeçit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër