Udhëheqësi palestinez i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra të mërkurën në mëngjes nga një “bombë e sofistikuar e telekomanduar”, e cila ishte vendosur në rezidencën në Teheran ku ai po qëndronte, jo nga një raketë, siç u raportua më parë, raporton sot New York Times.
Sipas një raporti gazete që citon shtatë zyrtarë të Lindjes së Mesme, duke përfshirë dy iranianë dhe një amerikan, bomba u vendos në ndërtesën e Gardës Revolucionare iraniane në Teheran dy muaj më parë.
Zyrtarët iranianë, anëtarë të Gardës, thanë se saktësia e sulmit i ngjante pushkës automatike me telekomandë të përdorur nga ekipi izraelit Mossad për të vrarë shkencëtarin bërthamor iranian Mohsen Farkhizadeh në vitin 2020.
Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga Izraeli për vrasjen e Haniyeh, megjithëse dyshimet kanë rënë kryesisht mbi vendin.
Gazeta amerikane citoi zyrtarë të Lindjes së Mesme të kenë thënë se inteligjenca izraelite kishte informuar SHBA-në dhe qeveritë e tjera perëndimore për detajet e operacionit menjëherë pas përfundimit të tij.
“Disa zyrtarë amerikanë që kërkuan të mbeten anonimë” arritën në përfundimin se Izraeli ishte përgjegjës për vrasjen, shkruan nytimes.
Haniyeh arriti në Teheran të martën për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Massoud Pezeshkian.
New York Times citoi zyrtarë të cilët thanë se një bombë e ndezur nga distanca vrau Haniyeh dhe truprojën e tij.
Raporti thotë se rezidenca përdorej për pushime, takime sekrete dhe për të pritur mysafirë të shquar si Haniyeh.
Shpërthimi shkatërroi xhamat dhe shembi një pjesë të murit të ndërtesës, por dëmi ishte aq i vogël sa ishte shenjë se nuk ishte goditur nga raketa.
Izraeli kërcënoi të vriste Haniyeh dhe udhëheqës të tjerë të Hamasit pas një sulmi vdekjeprurës nga ekstremistët palestinezë nga Gaza, të udhëhequr nga Hamasi, në territorin jugor izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe më shumë se 250 pengje u rrëmbyen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit
Pse Trump kurrë më nuk do të përballet me gjyqin për mashtrim zgjedhor?
Kryeministri sllovak mund të humbasë aleatin e rëndësishëm - Viktor Orbanin
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit