LAJMI I FUNDIT:

Musk pranon sfidën për t’u ndeshur me presidentin e Venezuelës

Musk pranon sfidën për t’u ndeshur me presidentin e Venezuelës

Miliarderi Elon Musk ka pranuar ftesën e presidentit të diskutueshëm të Venezuelës, Nicolas Maduro, për “një ndeshje” në televizionin kombëtar.

Politikani i rizgjedhur së fundmi, i cili përballet me akuzat për mashtrim në zgjedhje, e sulmoi Musk në një fjalim plot zemërim, duke e quajtur “armikun e tij të parë”.

“Rrjetet sociale krijojnë një realitet virtual dhe kush e kontrollon realitetin virtual? Armiku ynë i ri, i famshëm Elon Musk”, tha Maduro.


“Doni të luftoni? Le ta bëjmë. Elon Musk, jam gati. Unë nuk kam frikë nga ju. Le të luftojmë ku të duash”, shtoi ai.

Komentet e Maduros u bënë shpejt virale, me disa llogari në X që etiketonin Musk në klip dhe pyesnin nëse ai do t’i përgjigjej sfidës së Maduros.

Në përgjigje të sfidës, Musk tha: “Pranoj”.

Bëhet e ditur se CEO i Teslas ka dënuar rezultatet e rizgjedhjes së Maduros, duke e akuzuar atë për mashtrim zgjedhor dhe duke e cilësuar si një “diktator”.

Maduro siguroi 51% të votave në zgjedhjet e Venezuelës, sipas Këshillit Kombëtar Zgjedhor. Ndërkohë, udhëheqësi i opozitës Edmundo Gonzalez mori 44% të votave, megjithëse sondazhet parazgjedhore treguan se ai kryeson me një diferencë të madhe.

Rezultatet janë kundërshtuar nga opozita, e cila i ka bërë thirrje ushtrisë që të ndërhyjë.

Ndryshe, Musk ka pranuar më parë “luftime” të tilla të profilit të lartë.

Siç raportohet, ai ka pranuar edhe një ndeshje në kafaz me Mark Zuckerberg të Metas, por pretendoi se iu desh ta anulonte sepse kishte nevojë për një operacion në shpinë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Dy australianë kapin 'Peshkun e Ditës së Kijametit'

Dy australianë kapin 'Peshkun e Ditës së Kijametit'

Interesante
Mollët e vjollcë po bëhen virale në rrjete sociale, por çfarë në të vërtetë fshihet pas tyre?

Mollët e vjollcë po bëhen virale në rrjete sociale, por çfarë në të vërtetë fshihet pas tyre?

Interesante
Zbulohet mesazhi 200 vjeçar në Francën veriore

Zbulohet mesazhi 200 vjeçar në Francën veriore

Interesante
Ndalet për të blerë një pije energjike, por përfundon duke blerë një biletë 'gërvisht dhe fito' - amerikani fiton 1 milion dollarë në lotari

Ndalet për të blerë një pije energjike, por përfundon duke blerë një biletë 'gërvisht dhe fito' - amerikani fiton 1 milion dollarë në lotari

Fun
Vajza tregoi se çfarë gjeti në flokët e saj: Asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për këtë

Vajza tregoi se çfarë gjeti në flokët e saj: Asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për këtë

Fun
Qeni mbeti vetëm në kopsht, shikoni se si reagoi për këtë Retriveri

Qeni mbeti vetëm në kopsht, shikoni se si reagoi për këtë Retriveri

Fun
Kalo në kategori