LAJMI I FUNDIT:

Nuk mori pjesë në takimin me presidenten Osmani, nga Zyra e kryeministrit: Kurti në drekë me ambasadorët, do të duhej të pranohej Konjufca

Nuk mori pjesë në takimin me presidenten Osmani, nga Zyra e kryeministrit: Kurti në drekë me ambasadorët, do të duhej të pranohej Konjufca

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka marr pjesë në takimin e presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një deklaratë për Telegrafin tha se kryeministri po merr pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi.

Osmani takon liderët e partive politike, LVV dhe Lista serbe nuk marrin pjesë
Lexo po ashtu Osmani takon liderët e partive politike, LVV dhe Lista serbe nuk marrin pjesë

“Dreka është caktuar më 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave. Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, tha ai. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori