LAJMI I FUNDIT:

Guardiola tregon katër gjëra që i pëlqyen te Barcelona e Hansi Flick

Guardiola tregon katër gjëra që i pëlqyen te Barcelona e Hansi Flick

Trajneri i Man City, Pep Guardiola, ishte i impresionuar me atë që pa nga Barcelona në ndeshje miqësore në SHBA.

City dhe Barcelona luajtën baras 2-2, derisa në penallti katalunasit triumfuan me rezultat 4-1.

Pep Guardiola ka thënë se i pëlqeu jashtëzakonisht shumë nga ajo që pa te Barcelona e Hansi Flick,


Humbja e tretë e Cityt në miqësore, tani mposhtet nga Barcelona
Lexo po ashtu Humbja e tretë e Cityt në miqësore, tani mposhtet nga Barcelona

“Më pëlqyen shumë. Sezoni është i gjatë, por më pëlqyen”.

“Loja pozicionale është e jashtëzakonshme, anësorët luajnë si krahë, lojtarët e brendshëm shkojnë përpara, mbrojtësit e krahut sulmojnë në hapësirë. Kishim probleme, sigurisht. Sa herë që dilnin përpara shënonin kundër nesh. Është normale, ne jemi shumë të rinj”, tha Pep Guardiola.

Flick flet pasi mori fitoren e parë si trajner i Barcelonës
Lexo po ashtu Flick flet pasi mori fitoren e parë si trajner i Barcelonës

Barcelona në këtë takim luajti me shumë lojtarë të ri, pasi yjet kryesorë të skuadrës si Lamine Yamal, Frenkie de Jong, Pedri, Ronald Araujo, Ilkay Gundogan, Ferran Torres, Gavi, Fermin Lopez, Jules Kounde apo Ter Stegen ende nuk janë bashkuar me skuadrën për shkak të lëndimeve apo pushimeve.

Flick do të marrë besim nga ky lavdërim nga Guardiola dhe do të shpresojë që skuadra e tij të vazhdojë përparimin e tyre dhe të mposhtë Real Madridin në El Clasico e ardhshme të shtunën në SHBA. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Jurgen Klopp thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Ndërkombëtare
UEFA bën njoftimin e madh, shorti i Ligës së Kampionëve do të ketë ndryshime rrënjësore në format

UEFA bën njoftimin e madh, shorti i Ligës së Kampionëve do të ketë ndryshime rrënjësore në format

Liga e Kampionëve
Flick flet pasi mori fitoren e parë si trajner i Barcelonës

Flick flet pasi mori fitoren e parë si trajner i Barcelonës

La Liga
Real Madridi tentoi transferimin e yllit të Interit, por u refuzua

Real Madridi tentoi transferimin e yllit të Interit, por u refuzua

La Liga
Guardiola tregon katër gjëra që i pëlqyen te Barcelona e Hansi Flick

Guardiola tregon katër gjëra që i pëlqyen te Barcelona e Hansi Flick

Premier League
Akil Gjakova: Fatkeqësisht fati sportiv ma mori medaljen nga dora, por jo edhe ëndrrën që një ditë ta plotësoj synimin jetësor

Akil Gjakova: Fatkeqësisht fati sportiv ma mori medaljen nga dora, por jo edhe ëndrrën që një ditë ta plotësoj synimin jetësor

Xhudo
Kalo në kategori