LAJMI I FUNDIT:

Flutura Açka largohet nga grupi parlamentar i PD-së dhe nga drejtimi i Komisionit të Medias

Flutura Açka largohet nga grupi parlamentar i PD-së dhe nga drejtimi i Komisionit të Medias

Deputetja e opozitës Flutura Açka ka marrë vendimin të largohet nga grupi parlamentar i PD dhe nga drejtimi i Komisionit të Medias.

Açka e ka bërë publik vendimin e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan se “dje ra dhe maska e fundit, tani ju ka mbetur edhe akti i fundit, Komisioni AntiSPAK”. Deputetja pretendon se që prej janarit, kur pati përplasje me deputetët e opozitës në Komisionin e Medias që ajo drejton, ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj saj.

Açka thekson se nuk është në parlament për të bërë sehir ndaj demokracisë dhe për këtë arsye largohet nga Grupi i PD.


Reagimi i deputetes:

Sikurse edhe jeni në dijeni, në mbledhjen e parë të këtij sesioni parlamentar (në janar të këtij viti) të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të cilin e drejtoj qysh prej vjeshtës së vitit 2021, ndodhi një incident i pakëndshëm me një grup kolegësh të Opozitës, mes tyre edhe drejtues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Marrëveshja PS-PD për reformën zgjedhore: Ja si do zgjidhen deputetët
Lexo po ashtu Marrëveshja PS-PD për reformën zgjedhore: Ja si do zgjidhen deputetët

Nga ajo kohë, sulmet e fshehta dhe të hapura ndaj personit tim nuk lanë reshtur, me të gjitha format dhe mjetet dhe shkakun e vetë: qasjet e ndryshme të sjelljes politike opozitare.

Edhe pse në këto kushte të padrejta, jam përpjekur të përmbush detyrimin tim kushtetues në mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar që drejtoj.

Ndaj, në respekt të çdo demokrati të ndershëm që kam njohur në jetën time dhe në detyrim të idealeve për të cilat u themelua Partia Demokratike në kapërcyell të 90’tës, jam e detyruar të mos e pranoj më gjendjen e pashëndetshme të krijuar nga presionet politike rreth meje.

Në marrëdhënien time politike me Partinë Demokratike, jam udhëhequr vetëm nga parime të larta dhe në shërbim të aksionit opozitar, pa prekur lirinë time vetjake. Ndaj:

Që të mos jem më pjesë e alibisë së shkatërrimit të Opozitës, të cilën e ndanë dhe e shqyen para syve tanë personazhe me etje të pangopur politike;

Që të mos hesht përballë minimit që po i ndodh demokracisë shqiptare nga bashkëpunimi me pushtetin dhe në dëm të interesave demokrate e kombëtare, të një grupi të vogël opozitar me parime qokash dhe moral të dyshimtë politik;

Që të shfaq qartë dhe e pandikuar para demokratëve, votuesve dhe shqiptarëve – të cilët ende besojnë te politika e pastër – aksionin tim personal si opozitare ndaj kundërshtarit tonë të përbashkët politik, pa u ndikuar nga fryma që ka kapluar tashmë prej vitesh Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike;

Që të mos hesht përballë intrigave e makinacioneve të paprincip të personave të caktuar në Opozitë, të cilët, me betejat e tyre të rreme, e kanë diskretituar shpesh aksionin opozitar;

Deklaroj nga sot:

– Dorëheqjen time si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

– Largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori