LAJMI I FUNDIT:

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës – AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës – AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Kapiteni i AEK-ut, kroati Domagoj Vida ka shënuar autogol në ndeshjen e parë të xhiros së dytë pareliminatore të Ligës së Konferencës kundër Inter Escaldes nga Andorra.

Zhvillohej minuta e 65-të, ku mbrojtësi kroat goditi me kokë një top ku nuk kishte kundërshtarë afër, por topi u godit më shumë se sa duhet dhe kaloi Thomas Strakoshën për të përfunduar në rrjetën e AEK-ut.

Nuk ishte një tragjedi e madhe në atë moment, pasi klubi grek ishte duke fituar 4-0.


Thomas Strakosha e priti pastaj një penallti, por Inter Escaldes  realizoi dy herë të tjera me Sascha Andrea edhe Martinez Viti për rezultatin përfundimtar prej 4-3.

Për fat të mirë të AEK-ut, andorasit nuk arritën të barazojnë, ndërsa ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Andorra. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori