LAJMI I FUNDIT:

Kurti: As pas dhjetë muajsh Prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë për Radoiçiqin, ndërsa Haxhiun e intervistuan brenda dhjetë orëve

Kurti: As pas dhjetë muajsh Prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë për Radoiçiqin, ndërsa Haxhiun e intervistuan brenda dhjetë orëve

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka adresuar kritika ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Kurti ka thënë se edhe pas dhjetë muajsh nga sulmi terrorist në Banjskë, ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij.

Madje kryeministri shtoi se Prokurorisë nuk iu deshën më shumë se 10 orë që ta intervistonin ministren Albulena Haxhiu për një postim në Facebook.


Haxhiu përfundon intervistimin: Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time
Lexo po ashtu Haxhiu përfundon intervistimin: Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time

“Sot janë bërë dhjetë muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut në Banjskë të Zveçanit në mbrojte të ligjshmërisë së vendit. Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Milan Radoiciqit dhe terroristëve të tjerë të grupit të tij paramilitar nga ana e sistemit tonë të drejtësisë. Në Serbi Radoiciqi është ende i lirë. Prokurorisë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj, por nuk iu deshën më shumë se 10 orë për ta marrë në pyetje ministren Haxhiu për një postim në Facebook”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se të rënëve ju takon lavdia e përjetshme, por mbit ë gjallët e sidomos institucionet peshon rëndë përgjegjësia për drejtësi e zhvillim, mirëqenie, rend dhe ligj.

Prokuroria Speciale ka intervistuar për dy ditë me radhë ministren Haxhiu, pasi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka pretenduar se arratisjet e të burgosurve nga burgjet e Kosovës, janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori