LAJMI I FUNDIT:

Dy emra thuhet se kryesojnë garën për të qenë kandidatë për “zëvendës-presidentë të Harris”

Dy emra thuhet se kryesojnë garën për të qenë kandidatë për “zëvendës-presidentë të Harris”

Pas vendimit të presidentit Joe Biden për të hequr dorë nga gara presidenciale, zëvendës-presidentja Kamala Harris është shfaqur si favoritja e partisë për ta zëvendësuar atë.

Dhe tani ka filluar procesi “i garës” se kush do të jetë kandidati i Harris për zëvendës-president, nëse ajo fiton garën për Shtëpinë e Bardhë.

Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë për ABC News se guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro dhe senatori i Arizonës Mark Kelly janë kandidatët kryesorë për të qenë “zëvendës të Harris”.


Dy burrat vijnë nga shtetet kyçe të fushëbetejës të vitit 2024 dhe kanë përvojë në mposhtjen e kandidatëve të mbështetur nga Trump.

Rrëfimi për fshatin e vogël indian – rreth 14,000 km nga Uashingtoni - që ‘e sheh Kamala Harris si të vetin’
Lexo po ashtu Rrëfimi për fshatin e vogël indian – rreth 14,000 km nga Uashingtoni - që ‘e sheh Kamala Harris si të vetin’

Shapiro, 51 vjeç, ishte prokuror i përgjithshëm i Pensilvanisë përpara se të zgjidhej guvernator në vitin 2022, pasi mundi republikanin Doug Mastriano.

Ndërsa Kelly, një ish-astronaut dhe kapiten i marinës 60-vjeçare, i martuar me ish-kongresmenen Gabby Giffords, fitoi vendin e tij në Senat në vitin 2022. Ai mundi sfiduesin republikan Blake Masters.

Megjithatë, ka kandidatë të tjerë potencialë, duke përfshirë guvernatorin e Miçiganit, Gretchen Whitmer, guvernatorin e Karolinës së Veriut, Roy Cooper, Guvernatorin e Nju Xhersit, Phil Murphy, Guvernatorin e Kentakit, Andy Beshear, Guvernatorin e Maryland, Wes Moore dhe Guvernatorin e Illinois, J. B. Pritzker. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Kalo në kategori