LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me trajtimin e vazhdueshëm preferencial të ndërmarrjeve publike

Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me trajtimin e vazhdueshëm preferencial të ndërmarrjeve publike

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me vazhdimin e trajtimit të favorizuar të ndërmarrjeve publike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilat cenojnë parimet e konkurrencës së lirë dhe ekonomisë së tregut, në kundërshtim me aktet juridike të shtetit.

Në reagimin e OEAK-së thuhet se përgjatë viteve të kaluara – specifikisht në 2016, 2019 dhe 2020 – Oda Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin që u është bërë ndërmarrjeve private në favor të ndërmarrjeve publike, respektivisht aplikimin e gabueshëm të dispozitave për blerjet “brenda shtëpisë” përmes të cilave autoritetet publike blejnë shërbime nga ndërmarrjet publike në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe Ligjin e Prokurimit Publik.

“Shqetësues vazhdon të jetë promovimi direkt i shërbimeve dhe produkteve të operatorit shtetëror të telefonisë mobile, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Oda Amerikane rikujton hisedarët shtetërorë se Neni 13 i këtij Ligji, respektivisht paragrafi 13.1 e thotë në mënyrë të qartë se të gjitha ndërmarrjet publike si dhe zyrtarët dhe drejtorët e tyre, pa asnjë përjashtim, u nënshtrohen ligjeve, rregulloreve dhe akteve nënligjore të cilat i rregullojnë shoqëritë tregtare në pronësi private”, thuhet në njoftim.


Oda Amerikane thotë tutje se ka përcjell veprimet e zyrtarëve më të lartë të Qeverisë, përfshirë Kryeministrin, të cilët qartazi kanë promovuar produktet e kësaj ndërmarrje publike para qytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, në kundërshtim direkt me dispozitat e ligjit që rregullon funksionimin e ndërmarrjeve publike.

“Favorizimet direkte dhe indirekte të kësaj ndërmarrje publike kundrejt operatorit privat, respektivisht një investitori të huaj, në një treg të rregulluar, përbëjnë shkelje jo vetëm të dispozitave të ligjit të sipërcekur, por edhe të aktit më të lartë juridik – Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila parasheh që bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës është ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë.

Brengosës është edhe mosveprimi i Autoritetit të Konkurrencës dhe organeve të tjera ligjzbatuese në Kosovë, për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë në Republikën e Kosovë”, thuhet tutje.

Në përmbyllje, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bënë thirrje edhe një herë të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, që të ndërpresin menjëherë praktikën e favorizimit të ndërmarrjeve publike dhe diskriminimit të ndërmarrjeve private dhe investitorëve të huaj në vend, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese e ligjore.

“Secili veprim ndryshe i autoriteteve publike të cilat kanë përgjegjësi për ofrimin e mjedisit të barabartë për të gjithë operatorët ekonomik, privatë dhe publikë, do të rëndojë më tej klimën e të bërit biznes në vend dhe do të cenojë prospektet e Kosovës për tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori