Real Madridi deklaron një rekord financiar që asnjë klub në histori të futbollit nuk e ka arritur
Real Madridi ka vendosur tani një rekord të ri financiar që është hera e parë që një klub e ka arritur në histori të futbollit.
Rekordi i ri financiar i Real Madridit
Real Madridi përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se kanë gjeneruar më shumë se 1 miliardë euro në aspektin e të ardhurave për sezonin 2023/2024.
Kjo e bën gjigantin madrilen klubin e parë në histori të futbollit që gjenerojnë të ardhura në më shumë se 1 miliardë euro brenda një sezoni.
Real Madridi ka gjeneruar në total të ardhura në vlerë prej 1.07 miliardë euro në sezonin 2023/2024, pa llogaritur transferimet.
Kjo do të thotë se ‘Los Blancos’ kanë përjetuar një rritje prej 27 për qind të të ardhurave, në krahasim me sezonin 2022/2023.
📈 EL REAL MADRID SE CONVIERTE EN EL PRIMER CLUB DE FÚTBOL EN SUPERAR LOS MIL MILLONES DE EUROS EN INGRESOS.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 23, 2024
Kjo tregon se modeli financiar i Real Madridit në pesë vitet e fundit dhe veçanërisht nga pandemia COVID-19, ka qenë një sukses i madh dhe ka stabilizuar klubin për të ardhmen, duke i ndihmuar ata që të konkurrojnë financiarisht me ekipe që janë të mbështetura nga shtetet si PSG-ja dhe Manchester City.
Real Madridi ishte në telashe financiare gjatë sezonit 202/2021 kur ata nuk nënshkruan me asnjë lojtarë dhe presidenti i tyre Florentino Perez po kërkonte krijimin e Superligës Evropiane. Megjithatë, përkundër vështirësive, Real Madridi ia doli ta menaxhojë mirë krizën e pandemisë.
Sidoqoftë, burimi më i madh i të ardhurave të Real Madridit del të jetë stadiumi i rinovuar ‘Santiago Bernabeu’, një projekt që iu ka kushtuar diku rreth 300 milionë euro, por që klubi pritet të fitojë me miliarda euro për shkak të koncerteve dhe eventeve të ndryshme sportive që po mbahen atje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë
Laporta dhe Deco insistojnë ta bindin lojtarin e padëshiruar të largohet nga Barcelona
Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët
Xabi Alonso e do me çdo kusht transferimin e yllit të Real Madridit këtë verë
Real Madridi deklaron një rekord financiar që asnjë klub në histori të futbollit nuk e ka arritur
Williams te Barcelona? De Marcos paralajmëron sensacionin spanjoll
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
E mbani mend ikonën dhe rekordmenin e Ligës Premier? Në moshën 44-vjeçare i rikthehet futbollit
Valdete Daka: Faton Hajrizi nuk është liruar me kusht pasi i ka pasur 15 shkelje disiplinore
Tifozët e PSG-së kërkojnë që Nasser Al-Khelaifi të transferojë yllin e Barcelonës
Pesë arsye pse Kamala Harris mund të jetë "makthi më i keq" i Donald Trump
Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet
Leny Yoro tallet me Real Madridin në intervistën e parë si lojtar i Man United