LAJMI I FUNDIT:

Kokëdhimbje për Vuçiqin dhe Scholzin – nisin protestat kundër minierës së litiumit në Serbi

Kokëdhimbje për Vuçiqin dhe Scholzin – nisin protestat kundër minierës së litiumit në Serbi

Qytetarët e qytetit të Valjevos u ngritën në protesta kundër minierës së litiumit.

Mijëra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes së arritur mes Serbisë dhe Gjermanisë, e cila i parapriu një takimi mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Ata janë mbledhur në mënyrë spontane, pa pjesëmarrjen e partive politike ndërsa u organizuar përmes rrjeteve sociale.


Nova.rs shkruan se qeveria serbe duhet të shqetësohet, sepse ky fenomen rrezikon të prekë tërë Serbinë ndërsa nesër do të protestohet në Loznicë.

Protesta në Valjevë ishte një befasi për shumë njerëz. Pa shumë zhurmë dhe njoftime, në mesin e muajit korrik, sezonit të pushimeve dhe temperaturave rekorde, qytetarët u mblodhën dhe dërguan një mesazh shumë të qartë – nuk do të ketë minierë litiumi, që rrezikon të kërcënojë edhe qytetin e tyre.

Kujtojmë se gjatë vizitës së fundit të kancelarit gjerman në kryeqytetin serb u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi midis BE-së dhe Serbisë për një partneritet strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, i cili është një prelud i hapjes së një miniere litiumi në Serbi. /Telegrafi/