LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i Apelit: Albulena Haxhiu po sillet si militante partiake, jo si ministre

Ish-kryetari i Apelit: Albulena Haxhiu po sillet si militante partiake, jo si ministre

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se po sillet si militante e partisë së saj e jo si ministre.

Shala tha se Haxhiu duhet të merret me punët e rëndësishme që i ka brenda kompetencave të saj e jo të sillet si militante.

“Haxhiu më shumë po deklarohet si militante e VV-së, se si ministre e Drejtësisë, po do me përfundu mandatin e s’po do me kuptu që është ministre jo militante. Ajo shumë më mirë është me u marrë me tri pozitat, burgjet apo Shërbimi Korrektues i Kosovës me u marrë me këto probleme. Qe dy apo tri herë u djeg Instituti i Mjekësisë Ligjore. Dhe për ligjet me i hartu cilësore, ato po ia kthen Kushtetuesja. Më mirë të merret me kompetencat e veta se me deklarata politike”, u shpreh Shala për RTV Dukagjini.


Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën
Lexo po ashtu Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën

Sipas Shalës, Haxhiu nuk po i kryen në mënyrë të duhur detyrat që i përkasin.

Ai i përmendi ikjet e fundit nga burgjet e Kosovës, e që sipas tij janë përgjegjësi e ministrisë që Haxhiu e drejton.

“Albulena nuk e ka kryer detyrën e ministres, kemi skandale në burgjet e Kosovës. Nëse në burgje ikin njerëz, dhe dalin thonë kemi qenë të maltretim, nëse në burgje hyn droga, nëse ka maltretime mes të burgosurve dhe gardianët nuk reagojnë”, tha ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori