Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha të premten se është vrarë Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi në orët e para të së enjtes. Tani shtrohet pyetja se si do të veprojë shteti serb me kufomën e viktimës.
Avokati Arbër Jashari ka thënë se nuk ka ndonjë pengesë që trupi i Faton Hajrizit t’i kthehet familjes për procedura të varrimit.
“Kjo çështje është e rregulluar edhe me ligje të Serbisë por edhe me norma ndërkombëtare për kthimin e trupit të tij në Kosovë. Procedurat e kthimit të trupit mund të bëhen edhe në mënyrë private nëse nuk bëhet me ceremoni shtetërore”, deklaroi Jashari në RTV Dukagjini.
Jashari thotë edhe faktori ndërkombëtarë mund të reagojë për të kthyer trupin e Hajrizit në Kosovë.
“Kjo është e drejtë humanitare dhe njerëzore që familja të ketë trupin e të ndjerit që t’i bëhet varrimi sipas traditave të vendit. Kështu që unë nuk shohë ndonjë pengesë në këtë drejtim”.
Eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj tha se situata aktuale është e palakmueshme edhe për faktin se Kosova e Serbia s’e njohin njëra tjetrën dhe se ekstradimi i kufomës së Hajrizit do të ketë edhe implikime të tjera.
“Kjo gjendje është e palakmueshme edhe për vaktin se Serbia e Kosova s’e njohin njëra-tjetrën dhe ekstradimi i kufomës së Faton Hajrizit do të ketë edhe komplikime të tjera, ku më gjasë do të duhet të përdorën edhe palë të treta që të arrihet një kompromis për kthimin e kufomës së Fatonit në vendlindje”, tha ai për Klan Kosovën.
Autoritetet në Serbi njoftuan të premten se është vrarë i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri një ditë më parë në në Loznicë, në perëndim të Serbisë afër kufirit me Bosnjën e Hercegovinën.
Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, tha se “pjesëtarët e policisë vranë të dyshuarin në afërsi të Loznicës”, pasi ai nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi mbi forcat e rendit të cilat që nga dje ishin vënë në kërkim të tij.
Autoritetet serbe nuk dhanë më shumë hollësi ndërsa familjarët thanë se i vrari është Faton Hajrizi.
Më herët gjatë ditës, ministria e Brendshme e Serbisë publikoi një fotografi të Faton Hajrizit, i cili që nga fillimi i këtij muaji ishte në kërkim të autoriteteve të Kosovës pasi që ishte arratisur nga një burg në vend.
Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje që rastit të mos i jepen ngjyrime politike ndërsa ministria e Jashtme e Kosovës kërkoi nga autoritetet serbe “që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-64-780x439-1-380x233.jpg)
Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve
![Mucunski për ndryshimet kushtetuese: Do të bëhen vetëm me prapaveprim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timco-Mucunski-380x233.png)
Mucunski për ndryshimet kushtetuese: Do të bëhen vetëm me prapaveprim
![Plagosjet e vrasjet aksidentale nga policët, kërkohet zgjatja e shkollimit dhe trajnim i vazhdueshëm i tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/policia-e-kosoves-foto-ridvan-slivova-780x439-1-380x233.jpg)
Plagosjet e vrasjet aksidentale nga policët, kërkohet zgjatja e shkollimit dhe trajnim i vazhdueshëm i tyre
![A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Faton-Hajrizi-3-380x233.jpg)
A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë
![Kujt i takon përgjegjësia për vendosjen e Faton Hajrizit në burg të hapur?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/faton-hajrizi-4-380x233.jpg)
Kujt i takon përgjegjësia për vendosjen e Faton Hajrizit në burg të hapur?
![Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-49-380x233.jpg)
Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit
![Rasti i Faton Hajrizit, Bislimi: Ai është kriminel për neve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Konference-Besnik-Bislimi-foto-Ridvan-Slivova-2-380x233.jpg)
Rasti i Faton Hajrizit, Bislimi: Ai është kriminel për neve
![Ministri serb Daçiq: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Faton-Hajrizi-2-380x233.jpg)
Ministri serb Daçiq: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej
![Prokuroria kërkon dënimin e doktorëve në rastin “Stenta 2”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/450803109_334122973101564_6021086442240924086_n-750x430-1-380x233.jpg)
Prokuroria kërkon dënimin e doktorëve në rastin “Stenta 2”
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/10-transferimet-1212-380x233.jpg)
Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme
![Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/te-kerkuarit-xhelal-380x233.jpg)
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-46-380x233.jpg)
"Sulmuesi ishte i buzëqeshur", polici i plagosur rrëfen si ndodhi ngjarja në Loznicë
![Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_13-8-380x233.jpg)
Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-18-225026-380x233.png)
"Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli" - dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi
![Politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-380x233.jpg)
Politika "idiotike" e Gjermanisë, Britania e Madhe "një shtet islamik",...: Çfarë mendon në të vërtetë kandidati për zëvendëspresident i Donald Trump, J.D. Vance për Evropën?