LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Faton Hajrizi u vra sot në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku 36 orë më parë vrau policin serb, Nikola Krsmanoviq (34) dhe plagosi Vjekoslav Iliq (50) raportojnë mediat serbe.

Sipas shkrimeve në këto media ai nuk ka pranuar të dorëzohej dhe ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të policëve që e rrethuan atë në afërsi të Loznicës.

Policët raportohet se shpëtuan falë jelekëve antiplumb dhe helmetave që kishin në trup.


MPB e Serbisë njofton se është vrarë Faton Hajrizi
Lexo po ashtu MPB e Serbisë njofton se është vrarë Faton Hajrizi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq gjatë ditës ka deklaruar se është likuiduar vrasësi i policit.

Hajrizi, sipas informacioneve të nova.rs, është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen emigrantë, në pritje të ikjes për në vendet perëndimore.

Miroslav Milutinoviq, banor i fshatit, thotë se mbrëmë ka dëgjuar lehjen e qenve dhe ka dyshuar se ata po reagojnë shkaku i njerëzve.

“Ka ndodhur që andej kalojnë emigrantët, të cilët shkojnë drejt kodrave dhe pyllit. Nuk mbylla sytë, por qentë u qetësuan. Por, sot kunata ime ishte në rrugë dhe na tha se një burrë i panjohur e pyeti në anglisht “Ku është Mali i Zi”. Ajo nuk e njohu për momentin dhe iu përgjigj. Ai u largua ndërsa ajo nuk vuri re asgjë, por axha që ishte aty i tha asaj se ‘ai është personi i televizorit”, pohoi Militinoviq.

Kujtojmë se një polic u vra ndërsa një tjetër u plagos rëndë nga të shtënat që ndodhën natën e 18 korrikut në Loznicë. Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ka rezultuar se ka pasur një ndryshim identiteti për shkak se i dyshuari për vrasje, Faton Hajrizi, udhëtonte me dokumentet e vëllait të tij, Artanit. Policia ka gjetur këto dokumente në vendin e vrasjes.

Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?
Lexo po ashtu Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?

Të shtënat kanë ndodhur gjatë kontrollit rutinë të automjeteve në postbllokun në Lipnicki Sor, kur policët kanë ndaluar një “Mercedes” me targa Tutinit, në të cilin ndodheshin dy persona.

Sulmuesi duke dalë nga vetura ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikola Krsmanoviq (34) në gjoks dhe Vjekoslav Iliq (50) në shpatull, pas së cilës është larguar. Krsmanoviq vdiq në spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori