LAJMI I FUNDIT:

MPB e Serbisë njofton se është vrarë Faton Hajrizi

MPB e Serbisë njofton se është vrarë Faton Hajrizi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit serb është vrarë.

“Pjesëtarët e policisë vranë në afërsi të Loznicës, vrasësin e policit”, tha Daçiq.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më herët gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është në kërkim intensiv për Faton Hajrizin, i cili dyshohet për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Vjekoslav Iliq, shkruan N1.


Sipas mediave serbe, Hajrizi është fshehur në një pikë karburanti afër FC Trbusnica, gjegjësisht në një kompleks të braktisur të fabrikës.

Kujtojmë se një polic u vra ndërsa një tjetër u plagos rëndë nga të shtënat që ndodhën natën e 18 korrikut në Loznicë. Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ka rezultuar se ka pasur një ndryshim identiteti për shkak se i dyshuari për vrasje, Faton Hajrizi, udhëtonte me dokumentet e vëllait të tij, Artanit. Policia ka gjetur këto dokumente në vendin e vrasjes.

Të shtënat kanë ndodhur gjatë kontrollit rutinë të automjeteve në postbllokun në Lipnicki Sor, kur policët kanë ndaluar një “Mercedes” me targa Tutinit, në të cilin ndodheshin dy persona.

Sulmuesi duke dalë nga vetura ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikola Krsmanoviq (34) në gjoks dhe Vjekoslav Iliq (50) në shpatull, pas së cilës është larguar. Krsmanoviq vdiq në spital. /Telegrafi/