LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Pavarësisht situatës së pafavorshme financiare dhe problemeve të mundshme me regjistrimin e lojtarëve, Barcelona është aktive në afatin kalimtar veror.

Gazeta katalunase Mundo Deportivo bën me dije se drejtori sportiv i klubit Deco tashmë është takuar me agjentët e Nico Williams, ndërsa tani shkruhet se ka zhvilluar një takim edhe me agjentin e Dani Olmos.

Olmo është lojtar i RB Leipzig dhe ka kontratë deri në fund të sezonit 2026/27. Në atë kontratë ka një klauzolë sipas së cilës ai mund të largohet më herët nëse një klub tjetër i interesuar e aktivizon me garanci bankare në vlerën 60 milionë euro.


Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve
Lexo po ashtu Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

Pavarësisht se u raportuar se klauzola është aktive deri më 15 korrik, realiteti është se klubet mund ta aktivizojnë atë deri më 20 korrik dhe Barcelona po përshpejton për ta bërë këtë.

Mesfushori spanjoll që shënoi tre gola dhe dha dy asistime në Euro do të kushtojë shumë më tepër pas të shtunës.

Interes për të shfaqën Manchester City, Manchester United, Atletico Madrid, Bayern, PSG, por nuk është sekret që Olmo dëshiron vetëm rikthimin te Barcelona, ku filloi karrierën në La Masia.

Zyrtarizimi çështje orësh, zbulohet skuadra që po e paguan klauzolën e Dani Olmos
Lexo po ashtu Zyrtarizimi çështje orësh, zbulohet skuadra që po e paguan klauzolën e Dani Olmos

Barcelona po përshpejton për të gjetur mjetet që ta paguaj klauzolën e Dani Olmos dhe pastaj synon edhe nënshkrimin me Nico Williams.

Gjiganti katalunas tani ka 48 orë për ta paguar klauzolën e lojtarit dhe ta zyrtarizojë atë si përforcimin më të ri. /Telegrafi/