LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali Wesley Clark emërohet anëtar nderi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Gjenerali Wesley Clark emërohet anëtar nderi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka njoftuar se ka emëruar Gjeneralin Wesley K. Clark, si anëtar nderi të Odës Amerikane dhe anëtar nderi të Bordit të Guvernatorëve.

Pranimi i tij i këtij roli nga ana e Gjeneralit Clark, në përvjetorin e njëzetë të Odës Amerikane, përbënë një nder dhe privilegj të rëndësishëm për organizatën.

“Wesley K. Clark është gjeneral me katër yje në pension, biznesmen, mësimdhënës dhe autor librash. Ai shërben si Kryesues dhe Kryeshef Ekzekutiv i Wesley K. Clark & Associates, ndërsa ka qenë i angazhuar në industri të ndryshme, duke përfshirë energjinë dhe financat.
Gjenerali Clark ka dhënë kontribut të rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke udhëhequr forcat e NATO-s gjatë Operacionit të Forcave Aleate dhe duke luajtur një rol kyç në Procesin e Paqes të Dejtonit.


Karriera e tij e shquar ushtarake dhe arritjet e gjera në biznes dhe në akademi i kanë dhënë atij dekorata dhe mirënjohje të shumta. Si ish-Komandant Suprem i Aleatëve të NATO-së për Evropë, Gjenerali Clark ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen dhe zhvillimin e Kosovës”, thuhet në njoftim .

Oda Ekonomike Amerikane ka shtuar se angazhimi i gjeneralit Clark pa dyshim se do të ndihmojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dhe do të promovojë mundësitë për investime në të dyja vendet.

“Përvoja e tij e gjerë dhe njohja e thellë e çështjeve ndërkombëtare janë jashtëzakonisht të rëndësishme në nxitjen e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori