LAJMI I FUNDIT:

Beleri mbërrin në Athinë, pritet nga Mitsotakis

Beleri mbërrin në Athinë, pritet nga Mitsotakis

Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë ku është pritur më pas nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Siç raportojnë mediat në shtetin helen, pasi zbriti në aeroportin Eleftherios Venizelos, Beleri deklaroi:” Nuk e them vetëm unë që jam i pafajshëm, kështu thonë edhe shqiptarët.”

“Ata nuk janë vetëm, kanë nënë Greqinë që i mbron,” raportohet të jetë shprehur ai për grekët e Shqipërisë.

Kujtojmë se Beleri, i cili e humbi mandatin si kryetar i bashkisë Himarë pasi u dënua nga Gjykata e Posaçme GJKKO me 2 vite burg për blerje votash, u lirua këtë mëngjes nga burgu për t’u nisur drejt kryeqytetit të Greqisë, nga ku më pas do të niset për në Strasburg për t’u betuar si deputet i Parlamentit Evropian.


Beleri do të ketë kohë deri në orën 16:00 të së shtunës së 20 korrikut për t’u rikthyer e për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

Nëse do të qëndrojë më shumë se sa e lejon leja, për shkak të zhvillimeve atje, ai do të duhet të informojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

Lajme
Veturat e grupit të Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës

Veturat e grupit të Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës

Lajme

"Një mirëmbajtëse tek unë paguhet 1300 euro", sipërmarrësit në Shqipëri flasin për ngritjen e çmimeve në bregdet

Lajme
Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, tetë të lënduar

Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, tetë të lënduar

Kronika e Zezë
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Siguri
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Kalo në kategori