LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Morata të martën i nënshtrohet testeve mjekësore tek ekipi i ri

E kryer, Morata të martën i nënshtrohet testeve mjekësore tek ekipi i ri

Alvaro Morata fitoi mbrëmë (14 korrik) Kampionatin Evropian “Gjermani 2024” me Spanjën, por të martën pritet që t’i nënshtrohet testeve mjekësore tek Milani.

Sulmuesi do të mbush 32 vjet në tetor dhe ishte kapiten i ekipit që mposhti Anglinë me rezultat 2-1 në finale në ‘Olympiastadion’ të Berlinit.

Në një intervistë për RAI Sport pas përfundimit të ndeshjes, ai u pyet nëse do të luajë në Itali sezonin e ardhshëm.


“Më lejoni ta shijo trofeun fillimisht, pastaj do të shkoj në pushime me familjen time. Do të shohim”, ka thënë shkurtimisht Morata.

Ai pritet që të largohet nga Atletico Madridi këtë verë, veçanërisht pasi ka një klauzolë lirimi prej 13 milionë eurosh e cila është e vlefshme për klubet jashtë Spanjës.

Përkundër faktit që interesim për të kanë shprehur edhe Juventusi dhe Al Qadsiah, burime të ndryshme kanë besim që Morata i ka dhënë fjalën Milanit që do t’i bashkohet atyre.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare e vlefshme pesë milionë në sezon dhe ishte bindur që ta bëjë këtë lëvizje nga Zlatan Ibrahimovic.

Morata në bisedime të avancuara me gjigantin italian
Lexo po ashtu Morata në bisedime të avancuara me gjigantin italian

Për kuriozitet, Ibrahimovic dhe drejtori i Milanit, Geoffrey Moncada ishin në tribuna në finalen e Berlinit për ta parë Moratën duke marrë në duar trofeun si kapiten.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane si Sky Sport Italia, La Gazzetta dello Sport, Calciomercato dhe të tjerat, testet mjekësore janë caktuar të kryhen në Madrid të martën.

Kjo datë mund të shtyhet, varësisht se si Spanja do të organizojë paradën për trofeun që kanë fituar, e cili iu kishte munguar që nga viti 2012./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori