LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte personi i armatosur që tentoi të vriste Donald Trumpin?

Kush ishte personi i armatosur që tentoi të vriste Donald Trumpin?

FBI e ka emëruar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si njeriun që besojnë se ka qëlluar ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për njeriun që vjen nga qyteti është rreth një orë me makinë larg vendit ku po mbahej tubimi i Trump.

Agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan për vdekje Crooks ndërsa ai ishte shtrirë në çatinë e një ndërtese jashtë vendit të tubimit në Butler, Pensilvani, tha agjencia.


Një pjesëmarrës u vra gjithashtu dhe dy spektatorë u plagosën rëndë, thanë autoritetet. Të gjithë u identifikuan si meshkuj.

Përpjekja për atentat ndaj Donald Trump – të gjitha zhvillimet, minutë pas mintue
Lexo po ashtu Përpjekja për atentat ndaj Donald Trump – të gjitha zhvillimet, minutë pas mintue

Raportet e mediave në SHBA thonë se Crooks ishte regjistruar si republikan në Allegheny, Pensilvani, sipas të dhënave të votuesve të qarkut.

Por të dhënat e financimit të fushatës federale të SHBA tregojnë gjithashtu se Crooks dhuroi një sasi simbolike parash Projektin Progresiv të Pjesëmarrjes, një grup liberal që inkurajon amerikanët të votojnë.

Sipas gazetës USA Today, ai nuk ka precedentë penalë në Pensilvani.

Ndërkohë disa pamje të postuara në mediat sociale tregojnë trupin e një personi të veshur me kamuflazh gri, i shtrirë pa lëvizur në çatinë e një ndërtese, një fabrikë prodhimi në veri të terrenit të Butler Farm Show ku u mbajt mitingu i Trump.

Zyrtarët thanë se anëtarët e ekipit të kundërsulmit të Shërbimit Sekret të SHBA vranë sulmuesin.

Ekipi taktik i armatosur rëndë udhëton kudo me presidentin dhe të emëruarit e partive kryesore dhe ka për qëllim të përballet me çdo kërcënim aktiv, ndërsa agjentët e tjerë fokusohen në mbrojtjen dhe evakuimin e personit në qendër të mbrojtjes.

Forcat e rendit gjetën një pushkë në vendngjarje, sipas një personi të tretë të njohur me çështjen, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar hetimin në vazhdim.

Ndërsa një analizë e AP e më shumë se një duzinë imazhesh nga skena e tubimit të Trump, si dhe imazhet satelitore të vendit, tregojnë se sulmuesi ishte në gjendje t’i afrohej çuditërisht skenës ku ish-presidenti po fliste.

Çatia ku ishte shtrirë personi ishte më pak se 150 metra nga vendi ku Trump po fliste, një distancë nga e cila një gjuajtës i mirë mund të godiste në mënyrë të arsyeshme një objektiv me madhësi njerëzore.

I pyetur në konferencën për shtyp nëse forcat e rendit nuk e dinin se vrasësi ishte në çati derisa ai filloi të qëllonte, Kevin Rojek, agjenti special përgjegjës i zyrës në terren të FBI-së në Pittsburgh, u përgjigj se “ky është vlerësimi ynë në këtë moment”.

“Është e habitshme” që i armatosuri ishte në gjendje të hapte zjarr në skenë përpara se Shërbimi Sekret ta vriste, shtoi ai.

Sulmi ishte përpjekja më serioze për të vrarë një president apo kandidat presidencial që kur Ronald Reagan u sulmua në vitin 1981.

Ai tërhoqi vëmendjen e re ndaj shqetësimeve rreth dhunës politike në një SHBA thellësisht të polarizuar më pak se katër muaj përpara zgjedhjeve presidenciale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale

Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale

Amerika
Aleati i NATO-s po zhvillon 'plan' për të vendosur 800 mijë trupa kundër Rusisë

Aleati i NATO-s po zhvillon 'plan' për të vendosur 800 mijë trupa kundër Rusisë

Evropa
Trump i “blinduar” në Konventën Kombëtare Republikane, e ruajnë dhjetëra truproja

Trump i “blinduar” në Konventën Kombëtare Republikane, e ruajnë dhjetëra truproja

Amerika
Brigada ukrainase Azov i zë në befasi rusët nëpër istikame, pamje rrëqethëse nga beteja e përgjakshme

Brigada ukrainase Azov i zë në befasi rusët nëpër istikame, pamje rrëqethëse nga beteja e përgjakshme

Evropa
Pamje të reja të kaosit të krijuar pas tentimvrasjes së Trumpit, këpuca i përfundon në tokë – ai vazhdimisht e kërkon

Pamje të reja të kaosit të krijuar pas tentimvrasjes së Trumpit, këpuca i përfundon në tokë – ai vazhdimisht e kërkon

Amerika
I nominuari i Trump për zëvendëspresident tha se Britania është “vendi i parë islamist” me armë bërthamore, reagon ministri nga Londra

I nominuari i Trump për zëvendëspresident tha se Britania është “vendi i parë islamist” me armë bërthamore, reagon ministri nga Londra

Evropa
Kalo në kategori