LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S25 Ultra përflitet se do të ketë shumë ndryshime në dizajn

Galaxy S25 Ultra përflitet se do të ketë shumë ndryshime në dizajn

Duket se ekipi i dizajnit të Samsung e ka marrë shumë seriozisht detyrën e ridizajnimit të telefonave të ardhshëm të serisë S.

Më parë, një thashethem tregoi se Galaxy S25 Ultra do të largojë qoshet e mprehta të Galaxy S24 Ultra.

Dhe tani, ai që qëndron pas këtyre thashethemeve pretendon se ndryshime do të bëhen edhe në anët e telefonit.


Siç raportojnë mediat e huaja, korniza e mesme e Galaxy S25 Ultra do të ketë një dizajn asimetrik, përcjell Telegrafi.

Çfarë do të thotë kjo? Epo, me sa duket, në vend që të jetë plotësisht e drejtë ose e lakuar dukshëm, pjesa e kornizës së telefonit do të rrumbullakohet.

Galaxy S24 Ultra mund të jetë një nga telefonat inteligjentë më të mirë në treg, por nuk është shumë i përshtatshëm për t’u mbajtur në dorë.

Disa njerëz thonë se skajet e saj e tij “i shpojnë” pëllëmbët e tyre. Të tjerët nuk janë adhurues të kornizës së madhe, gjë që e bën telefonin të duket më i gjerë se sa është.

Përveç ndryshimit të formës, në Galaxy S25 Ultra kornizat me siguri do të duken më të holla, duke përmirësuar estetikën e telefonit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Firma ruse e sigurisë kibernetike Kaspersky Labs do të mbyllë operacionet në SHBA

Firma ruse e sigurisë kibernetike Kaspersky Labs do të mbyllë operacionet në SHBA

Teknologji
Musk thotë se përpjekja për vrasjen e Trump po e bën atë të mendojë të ndërtojë një

Musk thotë se përpjekja për vrasjen e Trump po e bën atë të mendojë të ndërtojë një "kostum të blinduar fluturues"

Teknologji
Galaxy S25 Ultra përflitet se do të ketë shumë ndryshime në dizajn

Galaxy S25 Ultra përflitet se do të ketë shumë ndryshime në dizajn

Teknologji
Traileri i video lojës Grand Theft Auto VI është parë zyrtarisht më shumë se 200 milionë herë

Traileri i video lojës Grand Theft Auto VI është parë zyrtarisht më shumë se 200 milionë herë

Lojëra
Musk thotë se iu ofrua një 'marrëveshje sekrete' për të censuruar fjalën e lirë në X, reagon ashpër Komisioni Evropian: Shihemi në gjykatë

Musk thotë se iu ofrua një 'marrëveshje sekrete' për të censuruar fjalën e lirë në X, reagon ashpër Komisioni Evropian: Shihemi në gjykatë

Teknologji
Pajisjet aktuale të rrjetit 5G mund të arrijnë shpejtësinë 6G

Pajisjet aktuale të rrjetit 5G mund të arrijnë shpejtësinë 6G

Teknologji
Kalo në kategori