LAJMI I FUNDIT:

Objektivi i verës i Real Madridit e konfirmon publikisht se nuk do t’i bashkohet atyre

Objektivi i verës i Real Madridit e konfirmon publikisht se nuk do t’i bashkohet atyre

Real Madridi është futur në treg në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri, pas largimit të Nacho Fernandez dhe Rafa Marin.

Objektivi i tyre kryesor është Leny Yoro, por për shkak se Lille ka pranuar një ofertë të Manchester United për 18-vjeçarin, nuk është fare e sigurtë që ‘Los Blancos’ do ta transferojnë atë.

Për këtë arsye, alternativa të tjera ishin diskutuar, ku në mesin e tyre ishte edhe Mario Gila.


Më herët gjatë kësaj jave ishte raportuar se Mario Gila i Lazios do të jetë objektivi kryesor i Real Madridit për mbrojtjen nëse Yoro i bashkohet Man United.

Ata zotërojnë 50 për qind të kartonit të tij, që do të thotë se një marrëveshje e mundshme do t’u kushtonte madrilenëve gjysmën e çmimit që i vë klubi italian.

Fatkeqësisht për Real Madridin, mundësitë e tyre për të nënshkruar me Gilan duket të jenë tejet të vogla.

Edhe nëse Lazio pranon një ofertë të tyre, duket se 23-vjeçari do ta refuzojë mundësinë për t’u rikthyer në kryeqytetin spanjoll.

“Absolutisht, nuk do të lëviz nga këtu, edhe nëse Real Madridi ka një të drejtë që të më transferojë mua, dhe nëse një ofertë arrin. Klubi beson tek unë, dhe unë besoj tek Lazio”, ka thënë Gila për Il Messaggero.

Këto fjalë të Gilas janë një sinjal i qartë për Real Madridin që ata të bëjnë të pamundurën dhe të transferojnë Yoron këtë verë.

Deri më tani nuk ka asgjë për t’u shqetësuar rreth kësaj situate, ndonëse madrilenët mbështeten tek dëshira e lojtarit, e ajo është që t’i bashkohet atyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Kalo në kategori