LAJMI I FUNDIT:

Presidenca me album të takimeve të Vjosa Osmanit në Samitin e NATO-s

Presidenca me album të takimeve të Vjosa Osmanit në Samitin e NATO-s

Zyra e Presidentes ka publikuar një album të takimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me homologë dhe përfaqësues gjatë vizitës në Washington D.C., në të cilin Osmani u ftua nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, si dhe në aktivitetin e hapjes nga nga Sekretari Antony Blinken.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite zyrtare, Osmani pati mundësinë të bisedojë me zyrtarë të lartë shtetëror amerikan, përfshirë me:

-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden


-Sekretarin e Shtetit Antony Blinken

-Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien

-Michael Carpenter, Drejtor i lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve

-Kryetaren e Nderit të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisten Nancy Pelosi

Osmani takon Nancy Pelosi: Gjithmonë nder për ta takuar miken e vërtetë të Kosovës
Lexo po ashtu Osmani takon Nancy Pelosi: Gjithmonë nder për ta takuar miken e vërtetë të Kosovës

-Senatorët: Jeane Shaheen, Chris Murphy dhe Amy Klobuchar

-Kongresistët: Keith Self, Pete Sessions, Gary Palmer dhe Zach Nun

-Ambasadoren Geeta Gupta, udhëheqëse e zyres së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave

-Ambasadoren Melanne Verveer nga Georgetoën Institute, ish-përfaqësuese e SHBA-ve për Çështjet Globale të Grave

Më tej, Presidenca potencon se përgjatë Samitit, Presidentja po ashtu kishte mundësinë të bisedojë me:

– Presidentin e Francës, Emanuel Macron

– Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic

– Presidentin e Finlandës, Alex Stubb

“Pashë një përkushtim nga ana e tij”, Osmani tregon çka bisedoi me presidentin francez
Lexo po ashtu “Pashë një përkushtim nga ana e tij”, Osmani tregon çka bisedoi me presidentin francez

– Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

– Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau

– Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen

– Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas

– Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Fried

– Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev

– Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

– Sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy

– Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analenna Baerbock

– Ministrin e Jashtëm të Holandës, Caspar Veldkamp

– Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, si dhe përfaqësues të tjerë të shteteve pjesëmarrëse.

Presidentja Osmani, po ashtu me ftesë të Sekretarit Blinken mori pjesë në aktivitetin e hapjes së Samitit të NATO-s dedikuar Agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë dhe disa takime tjera.

“Me ftesë të Presidentit Biden mori pjesë në takimin përmbyllës të Samitit të NATO-s, për shtetet e përfshira në Iniciativën “Compact Ukraine”, po ashtu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Atlantic Council dhe Munich Security Conference për nder të 75 vjetorit të NATO-s, ne pritjen zyrtare të NATO Public Forum, organizuar nga Misioni i Francës, bëri homazhe në nderim të ushtarëve amerikanë në Varrezat Kombëtare në Arlington”- thuhet në njoftimin e Presidencës më 13.07.2024.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori