LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i popullsisë, në Prishtinë mbi 30 për qind e banesave dhe shtëpive janë të pabanuara

Regjistrimi i popullsisë, në Prishtinë mbi 30 për qind e banesave dhe shtëpive janë të pabanuara

Sipas procesit të regjistrimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), 1,589,659 banorë është numri i popullsisë në Kosovë.

Nga ta janë 795,046 meshkuj dhe 791,614 janë femra.

Këto shifra përfshijnë vetëm banorët vendorë dhe jo diasporën.


Nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje të popullsisë, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë.

Por, nëpër komunat e Kosovës, është evidentuar një përqindje e lartë e banesave dhe shtëpive të pabanuara.

Pesë qytetet me numrin më të madh të banorëve në Kosovë
Lexo po ashtu Pesë qytetet me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

Interesant është se pavarësisht që kryeqyteti është gjithmonë i kërkuar për banim, në bazë të statistikave del që 30.7 për qind e banesave dhe shtëpive janë të pabanuara.

Përqindja më e lartë është në Komunën e Dragashit, ku gati gjysma e shtëpive dhe banesave janë të pabanuara (43.4%).

Pas Dragashit vjen Istogu si komuna me më së shumti banesa e shtëpi të pabanuara (41.2 %).

Befasi është edhe  Suhareka e cila pavarësisht se njihet si një vend mjaft i industrializuar, të pabanuara i ka 40.7 për qind të banesave dhe shtëpive.

Edhe Komuna e Klinës ka një numër të madh të shtëpive dhe banesave të pabanuara (40.4%).

Rajoni i Pejës pëson rënie të popullsisë në krahasim me vitin 2011, për rreth 30 mijë banorë
Lexo po ashtu Rajoni i Pejës pëson rënie të popullsisë në krahasim me vitin 2011, për rreth 30 mijë banorë

Vitia përmbyll top-pesëshen e komunave që kanë më së shumti njësi banesore të pabanuara me 39.2%.

ASK-ja thotë se përveç migrimit jashtë Kosovës, është vërejtur edhe migrim brenda vendit, që ka shkaktuar largim të banorëve nga zonat kufitare të Kosovës drejt qyteteve më në qendër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori