Është 11 korrk, dhe temperaturat janë përvëluese – megjithatë plazhet në Shqipëri janë të boshatisura.
E gjithë kjo për shkak të ngritjes së çmimeve në gjithë vendin.
Një lexuese e Telegrafit, ka dërguar fotografi dhe video në redaksi, teksa shihen shezlonët bosh në Qeparo.
Ajo ka thënë se një çadër kushton 20 euro, ndërkaq edhe produktet e tjera ushqimore janë shtrenjtuar.
Edhe në plazhet e tjera bregdetare, turistët janë ankuar për rritjen enorme të çmimeve.
Apartamentet që vitin e kaluar mund të gjendeshin edhe me 25 euro, sivjet variojnë nga 30 deri në 100 euro për një natë, ndërsa dhomat në hotele nga 100 deri në 500 euro.
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka thënë të enjten se rritja e çmimeve me rreth 30 për qind është një fakt i pajustifikueshëm.
“Shumë plazhe, sidomos ato plazhet e jugut, kanë një kapacitet shfrytëzimi më pak se 50% deri më tani, po shkojmë drejt mesit të korrikut. Kishim një rritje drastike të çmimeve, e cila varionte nga 20-30 % për shkak të rënies së euros dhe për fat të keq vazhduan të mbajnë të njëjtin trend rritës. Nuk mund të rriten çmimet nga viti në vit, sepse nuk ka asnjë lloj kuptimi. E gjitha bota ka ca kritere dhe kriteret e rritjes variojnë nga 5, 6 dhe 8% maksimumi.”, tha ai.
Sipas Kasës ngritja e çmimeve ka lënë të pakënaqur edhe turistët e huaj, të cilët kanë paguar më shumë nga sa u është reklamuar.
“Krijon imazhin e keq, krijon atë perceptimin se atje nuk shkohet, sepse atje shumë shtrenjtë dhe nga ky perceptim mund të digjen edhe strukturat të tjera akomoduese, të cilat në fakt nuk kanë një rritje të çmimeve.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga turizmi në periudhën janar-mars 2024 arritën në 778 milionë euro nga 624 milionë sa ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, por, sipas tyre, një turist shpenzoi më pak se një vit më parë.
Sivjet, një turist i huaj shpenzoi mesatarisht 513 euro, ndërsa në janar-mars të 2023-ës kjo shifër ishte 582 euro.
Më 18 qershor, Administrata Tatimore e Shqipërisë u bëri thirrje bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, ta deklarojnë numrin real të punonjësve si dhe pagat reale të tyre.
Në letrën sensibilizuese u tha se do të nisin kontrolle fizike dhe se do të ketë edhe masa ndëshkuese.
Vitin e kaluar, media ndërkombëtare e renditën Shqipërinë si një ndër destinacionet më interesante të atij sezoni veror, qoftë për plazhet, zonat malore, ushqimet apo edhe çmimet e volitshme.
“Turizmi masiv i ka sjellë vendit shumë të ardhura, por duhet të synojmë majat e industrisë turistike botërore”, tha atëkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Slavica-radovanovic-380x233.jpg)
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi
![“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/loznica-litiumi-faton-hajrizi-380x233.jpg)
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë
![Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/faton-hajrizi-380x233.jpg)
Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes
![Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/2211-380x233.png)
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime
![Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/451838195_8806110866085680_1497837616995864843_n-1-380x233.jpg)
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto
![Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/96121661521641-380x233.jpg)
Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Ramiz-Lladrovci-vajza-sos-380x233.jpg)
Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë
![Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bellorusja-380x233.jpg)
Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu
![Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kufiri-merdares-380x233.jpg)
Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë
![Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-64-780x439-1-380x233.jpg)
Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve
![Si një përditësim i vetëm shkaktoi ndërprerje globale të internetit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-22-380x233.png)
Si një përditësim i vetëm shkaktoi ndërprerje globale të internetit?
![A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Faton-Hajrizi-3-380x233.jpg)
A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë