LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja e trishtueshme e konfliktit në Copa America: Darwin Nunez ‘luftoi’ pak dhe ngushëlloi pastaj djalin e tij që qante

Arsyeja e trishtueshme e konfliktit në Copa America: Darwin Nunez ‘luftoi’ pak dhe ngushëlloi pastaj djalin e tij që qante

Ndeshja mes Uruguait dhe Kolumbisë në gjysmëfinalen e Copa America do të mbahet mend për kaosin e rrallë në të cilin u përleshën lojtarë dhe tifozë dhe arsyeja është se familjet e uruguaianëve u kërcënuan.

Fitorja e Kolumbisë ndaj Uruguait u dëmtua nga skena të shëmtuara pas vërshëllimës së fundit. Pasi Kolumbia fitoi me rezultatin 1-0, në fushë dhe në tribuna u krijua një kaos i vërtetë dhe konflikti përfshiu lojtarë dhe tifozë.

Në një moment lojtarët uruguaianë janë ngjitur në tribunë dhe kanë nisur një përplasje fizike me tifozët kolumbianë.


Skena të pabesueshme në Kupën e Amerikës, Darwin Nunez futet në tribuna dhe rrahet me tifozët
Lexo po ashtu Skena të pabesueshme në Kupën e Amerikës, Darwin Nunez futet në tribuna dhe rrahet me tifozët

Ai që “dominoi” ishte futbollisti i Liverpoolit, Darwin Nunez, i cili është filmuar duke ecur drejt tifozëve të Kolumbisë me një karrige në duar dhe më pas duke shkëmbyer grushte me ta.

Nuk u desh shumë kohë për të zbuluar arsyen e vërtetë. Gjegjësisht, kolumbianët në tribuna kanë shënjestruar një pjesë të sektorit ku ndodheshin familjet e futbollistëve uruguaianë. Ata nuk e falen dot këtë, ndaj nisën një përplasje fizike.

“Nuk dua të them asgjë për atë që ka ndodhur, por do ta them, kjo është fatkeqësi. Kujdes, familjet tona janë në tribuna, ka edhe të porsalindur”.

“Ishte një fatkeqësi e vërtetë, nuk kishte polici dhe ne duhej të mbronim familjet tona, për këtë fajin e kanë dy-tre burra që kanë pirë disa gota, por nuk dinë të pinë”, tha kapiteni uruguaian, Jose Maria Gimenez.

Kujtojmë se Kolumbia fitoi me rezultat 1-0 dhe kështu fitoi arriti finalen në Copa America, ku do të luajë kundër Argjentinës të dielën pas mesnate. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori