Një eksperte ka lëshuar një paralajmërim për një simptomë “të çuditshme” në këmbë që mund të sinjalizojë një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh fatale.
Sipas doktoreshës Dana Brems, edema me gropë është shenjë “e zakonshme” e problemeve të zemrës dhe veshkave, shkruan Express.co.uk.
Përmes një videoje në TikTok, pediatrja shpjegoi më shumë rreth fenomenit të pamjes së çuditshme.
Ajo iu përgjigj postimit të një përdoruesi tjetër në të cilin ai demonstroi përvojën e tij me edemën me gropë.
Në videon e tij, ai shtypi këmbën gjashtë herë me gishtin e madh duke pasuar disa vrima në lëkurë.
@footdocdana Have you seen this before? #pittingedema #learnsomethingnew #doctor #doctorreacts ♬ Funky Town Low Quality – Low Quality Music
Dr Dems, i cila komentoi videon, e përshkroi simptomën si: “Edemë”.
“Vini re se kur ai shtyp këmbën, një gropë mbetet pikërisht këtu”.
“Tani kjo shkaktohet nga një grumbullim i lëngjeve dhe mund të jetë për arsye të shumta, por më të zakonshmet do të ishin problemet e zemrës dhe problemet e veshkave”.
Për të kontrolluar nëse keni edemë me gropë, mund të shtypni këmbët dhe kyçet tuaja.
Nëse gropa qëndron për më shumë se dy sekonda, atëherë është shkak për shqetësim.
Problemet me zemër dhe sëmundje e veshkave janë të dyja shkaqet e njohura të edemës me gropë, siç deklaron Dr Brems.
Nëse zemra juaj është shumë e dobët për të pompuar gjakun rreth trupit tuaj siç duhet, lëngjet mund të grumbullohen në indet tuaja, duke përfshirë edhe në këmbë.
Edema me gropë mund të jetë gjithashtu rezultat i sëmundjes së veshkave pasi veshkat po përpiqen të heqin qafe ujin dhe kripën nga trupi, duke shkaktuar grumbullimin e lëngjeve.
Megjithatë, ka disa shkaqe të tjera serioze të edemës me gropë.
Klinika Mayo në SHBA rendit çështjet e tjera të mëposhtme si arsye të mundshme për edemën, si dëmtimi i mëlçisë, dëmtimi i venave, mpkisja e gjakut, mungesa e proteinave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze