LAJMI I FUNDIT:

Anulimi i Listës së produkteve medicinale, Vitia thotë se nuk do të ketë rritje të çmimit të barnave

Anulimi i Listës së produkteve medicinale, Vitia thotë se nuk do të ketë rritje të çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku ka diskutuar për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar sqarim nga ministri Vitia se si e ka nënshkruar një listë të produkteve medicinale me rritje të çmimeve.

Ai tha se ministri Vitia ka proklamuar ulje të çmimeve të produkteve medicinale dhe nga ana tjetër i ka rritur ato deri në 100 për qind.


“Pas komunikimit të listës zyrtare të produkteve medicinale ka qenë shqetësuese. Çmimi i produkteve është rritur 100 për qind. Me aq sa e e kemi shqyrtuar ligjin, përgjegjësia për emërimin e Komisionit është e ministrit.

Lista e kryer nga Komisioni, nënshkruhet më pas nga ministri. Pra, është përgjegjësi e juaj. Para se ta nënshkruanit këtë listë a e keni analizuar këtë listë të nënshkruar nga ju? Stafit tuaj i iku kjo rritje e çmimit. Të proklamosh ulje të çmimit dhe të nënshkruash një listë zyrtare me rritje çmimi nuk është normale. Ligj ka hyrë në fuqi që nga viti i kaluar…”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu u shpreh se përafërsisht vetëm në aspirinë del që një milionë e gjysmë euro ka rritje të çmimit.

Ndërsa, ministri Vitia pohoi se e ka nënshkruar këtë listë, e cila siç tha ai është punuar nga Komisioni.

“E kam nënshkruar një listë të cilën e ka punuar komisioni. Ju i bëtë disa kalkulime me aspirinën thuajse ky ligj ka hyrë në fuqi…ende nuk ka hy në fuqi ky ligj…në momentin që e kam nënshkruar, kam marr disa informacione që janë përvjedhur disa gabime, të ngritjes së çmimeve nga 100 për qind në 3000 për qind ashtu siç thatë ju. Duhet me Komisionin e ankesave të reagojmë ashtu siç edhe kemi bërë. Dhe pas kësaj kemi marr masat për anulimin e listës. Po flasim për një proces që po bëhet për herë të parë në Kosovë. S’ka pasur ligj që e përcakton tavanin e barnave”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë premtoi se: “Nuk do të ketë rritje të çmimit të barnave, dhe do të punojmë në këtë. Barnat do t’i marrin me çmim shumë herë më të ulët se sa që janë tani. Jam i bindur që një pjesë e këtyre barnave do të jenë me çmim shumë herë më të ultë se sa që janë në rajon”, tha Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori