LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 26-vjeçarit në Prizren pasi u ther me thikë, policia njofton se ka arrestuar një shtetas turk

Vdekja e 26-vjeçarit në Prizren pasi u ther me thikë, policia njofton se ka arrestuar një shtetas turk

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e diel në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi u ther me thikë nga një person.

Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje mbi rastin, duke njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar shtetas turk, transmeton Telegrafi.

“Prizren / 06.07.2024 – 23:50. Në lidhje me rastin, më 07.07.2024 gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë”, transmeton Telegrafi.


Vdes në QKUK 26-vjeçari që u ther me thikë të shtunën në Prizren, arrestohet një person
Lexo po ashtu Vdes në QKUK 26-vjeçari që u ther me thikë të shtunën në Prizren, arrestohet një person

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia po ashtu ka njoftuar se viktima ishte gjetur shtrirë në tokë në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit, dhe se ai ishte therur me thikë dhe ishte hedhur nga një veturë./Telegrafi/