LAJMI I FUNDIT:

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito bashkë me vajzën e tyre shijojnë pushimet në Turqi

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito bashkë me vajzën e tyre shijojnë pushimet në Turqi
Foto: Screenshot/Instagram

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Ai bashkë me partneren e tij, Kiara Titon, edhe sivjet kanë qenë ndër personazhet më të përfolur.

Dyshja u bënë prindër për herë të parë në fund të muajit prill, ku mirëpritën Luna Mari Ejllin.


View this post on Instagram

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Familja e kompletuar kanë nisur pushimet dhe si destinacion kanë zgjedhur Bodrumin e Turqisë.

Ata po kalojnë një periudhë të bukur, derisa këtë herë i është bashkuar edhe vajza e tyre.

View this post on Instagram

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

“Nuk keni përjetuar ndonjë aventurë derisa të shkoni në pushime me një fëmijë”, ka qenë përshkrimi që i është vënë postimit.

Kiara dhe Luizi u njohën në Big Brother, të cilët kurorëzuan edhe dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)