LAJMI I FUNDIT:

I riu u qëllua tri herë me thikë nga 39-vjeçari, detaje nga vrasja në Fier – gruaja konfliktohej vazhdimisht me bashkëshortin

I riu u qëllua tri herë me thikë nga 39-vjeçari, detaje nga vrasja në Fier – gruaja konfliktohej vazhdimisht me bashkëshortin

Një ditë pas krimit të rëndë që tronditi qytetin e Fierit, detaje të reja dalin në dritë.

23-vjecari Xhimi Bakaj u bë viktimë e xhelozisë së ish-burrit me të cilin kishte zgjedhur të jetonte nëna e tre fëmijëve të tij, me të cilën ishte në proces divorci.

Në sherr e sipër, i riu është qëlluar tre herë me thikë nga 39-vjeçari Xhuliano Miho.


Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ramiz Aranitasi” të qytetit të Fierit. Ata kanë debatuar e janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, deri në momentin kur 39-vjecari, ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tre herë në pjesë të ndryshme të trupit Xhimi Bakaj.

I riu u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Bashkëshortja e Xhuliano Mihos, autorit të krimit të rëndë ishte larguar nga shtëpia e burrit 39 vjeçar dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin Xhimi Bakaj, së bashku me tre fëmijët.

Gruaja ishte në proces divorci me Mihon, por në kushtet kur padia nuk kishte kaluar ende në fazë shqyrtimi nga Gjykata e Fierit, palët kishin pasur disa herë konflikte, aq më tepër kur në mes ishin dhe tre fëmijët.

Kur është shoqëruar në Policinë e Fierit, autori Xhuliano Miho është shprehur se thika me të cilën kreu vrasjen nuk ishte e tija, por e viktimës.

Sipas tij, 23 vjeçari e kishte qëlluar i pari me grushte.

Për t’u vetëmbrojtur, ai ka deklaruar se ka marrë thikën dhe ka plagosur Xhimi Bakaj. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Vlora zgjohet nën ujë, disa lagje ende të përmbytura

Vlora zgjohet nën ujë, disa lagje ende të përmbytura

Lajme
Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Lajme
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Sociale
Konfirmohet se një polic nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij në Prishtinë

Konfirmohet se një polic nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij në Prishtinë

Kronika e Zezë
Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Lajme
Arrestohet shtetasi i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës

Arrestohet shtetasi i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori