LAJMI I FUNDIT:

Central Park vazhdon me aktivitete fantastike për fëmijë këtë verë!

Central Park vazhdon me aktivitete fantastike për fëmijë këtë verë!

Qendra Tregtare – Central Park, vazhdon të sjellë aktivitete të mrekullueshme për fëmijë dhe familjet e tyre çdo fundjavë gjatë sezonit veror.

Këtë të shtunë, më 6 korrik 2024, nga ora 16:00 deri në ora 20:00, Central Park do të jetë shtëpia e shumë aktiviteteve argëtuese për të gjithë fëmijët.

Superheronjët tuaj të preferuar do të jenë aty për t’ju takuar dhe për të bërë lojëra me fëmijët! Përfshirë: SPIDERMAN, BATMAN dhe FLASH

Palaco me shokë, akrobacione dhe këmbëgjatët do të sjellin momente të paharrueshme plot argëtim dhe surpriza! 

Facepainting do të shtojë ngjyra dhe kreativitet në këtë ditë të veçantë, duke ofruar mundësi për fëmijët të shprehin imagjinatën e tyre.

Mos humbisni mundësinë të bëni pjesë të këtyre aktiviteteve të mrekullueshme dhe të krijoni kujtime të paharrueshme me fëmijët tuaj në Central Park.

Zona Industriale, Prishtinë – Fushë Kosovë.

Data: 6 Korrik 2024 

Ora: 16:00 – 20:00

Për më shumë kontaktoni në:

Facebook: centralpark.ks/

Instagram: centralpark.ks/