LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti-Geer: Integrimi i RMV-së në BE është caku përfundimtar politik

Mexhiti-Geer: Integrimi i RMV-së në BE është caku përfundimtar politik

Zv. kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadorin e BE-së, David Geer.

Mexhiti ka thënë se gjatë bisedës e ka rikonfimuar qëndrimin se integrimi në BE është caku i tyre përfundimtar politik.

“Në rrugën tonë drejt BE-së, lufta ndaj krimit, korrupsionit e forcimi i shtetit të së drejtës janë kryetemat e përditshme të qeverisjes. Qeverisja jonë do të jetë e drejtë, transparente dhe e standardeve evropiane.


Delegacionin e BE-së e falënderova për mbështetjen e deritanishme në realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës, si dhe në proceset për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Diskutuam për statusin e projekteve aktuale dhe sfidat në zbatimin e Programit Operativ Sektorial për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik në kuadër të IPA II. U evidentuan sfidat dhe përkushtimi i Ministrisë dhe Qeverisë për tejkalimin e tyre dhe përshpejtimin e proceseve për realizimin e aktiviteteve nga dokumentet programore të BE-së përmes të cilave shfrytëzohen mjetet nga fondet e BE-së.

Në kuadër të qeverisjes sonë të përgjegjshme, do të punojmë çdo ditë e vazhdimisht për të ruajtur frymën evropiane në Maqedoni të Veriut, një prioritet i panegociueshëm. E falënderova ambasadorin Geer për mbështetjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të BE-së, ndihmë që nuk ka munguar asnjëherë”, ka deklaruar Mexhiti.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Kalo në kategori