LAJMI I FUNDIT:

“Rrjedhë” videoja e Trumpit në të cilën pretendon se Biden po largohet nga gara presidenciale: E di kush do ta zëvendësojë, ajo është më e mirë, por patetike

“Rrjedhë” videoja e Trumpit në të cilën pretendon se Biden po largohet nga gara presidenciale: E di kush do ta zëvendësojë, ajo është më e mirë, por patetike

Donald Trump ka pretenduar se Joe Biden po largohet nga gara presidenciale pas performancës së tij të dobët në debatin e javës së kaluar, dhe e kritikoi dhe ofendoi rëndë zëvendëspresidenten Kamala Harris si “shumë të keqe”.

Ai i bëri komentet në një video në faqen e tij Truth Social, që e tregonte atë duke folur nga një veturë golfi, transmeton Telegrafi.

Shfaqja e Bidenit kundër Trump u kritikua gjerësisht dhe ka çuar në shqetësim në rritje për shëndetin e tij, dhe disa thirrje që ai të largohej nga zgjedhjet e nëntorit – por ai ka këmbëngulur se do të vazhdojë.


Në video, Trump i thotë një personi të paidentifikuar: “Ai sapo u largua, e dini – ai po largohet nga gara… dhe kjo do të thotë se ne kemi Kamala (Harris)”.

“Mendoj se ajo do të jetë më mirë, por është kaq patetike, është shumë e keqe. A mund ta imagjinoni… të merreni me Putinin, presidentin e Kinës – i cili është një person i egër, ai është një njeri i egër, një djalë shumë i ashpër. Ata sapo kanë njoftuar se ai (Biden) ndoshta do të largohet”, shtoi Trump.

Është e paqartë se në çfarë bazohen pretendimet e tij pasi Biden, 81 vjeç, tha të mërkurën se nuk do të largohej, duke u thënë mbështetësve: “Unë nuk po largohem. Jam në këtë garë deri në fund”.

Megjithatë, numri i votuesve të presidentit kanë rënë dhe mediat amerikane raportuan se ai i ka thënë një aleati se performancat e tij në javën e ardhshme janë jetike – një pretendim i mohuar nga Shtëpia e Bardhë.

Të martën, Biden tha se pothuajse e kishte zënë gjumi gjatë debatit televiziv për shkak të një orari të ngarkuar të udhëtimeve të fundit.

Por performanca e tij, në të cilën ai dha përgjigje të ngatërruara dhe foli me një zë të dobët, thuhet se shkaktoi panik në Partinë Demokratike dhe ndezi spekulime nëse do të përpiqej ta zëvendësonte atë.

Pyetjet mbi aftësinë e tij mendore janë përshkallëzuar muajt e fundit, pasi u duk i ‘ngrirë’ gjatë disa daljeve publike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori