LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 30° clearsky_day

Varrezat në Gjilan në gjendje të mjerueshme, qytetarët kërkojnë nga komuna që t’i mirëmbajnë

Varrezat në Gjilan në gjendje të mjerueshme, qytetarët kërkojnë nga komuna që t’i mirëmbajnë

Varrezat e qytetit të Gjilanit janë kthyer në një gjendje të mjerueshme dhe kanë nevojë për ndërhyrje urgjente.  

Shumë qytetarë kanë adresuar shqetësime, gjersa thonë se varrezat nuk po mirëmbahen.

Përmes një grupi ‘Gilani Network’ në rrjetin social Facebook, shumë qytetarë kanë publikuar pamje dhe kërkesat e tyre për rregullim të ambientit.


“Desha ta ndaj një shqetësim me juve. Sot isha tek varri i një familjari…. Më shqetësoj fakti që nuk kishin treguar respekt për dy varre të cilat në njërin kishin filluar që ta hapnin dhe kishin rastisur në dërrasa të kalbura. A thua a gjendet ndonjë trup i varrosur ndër dërrasa dhe dheu nga i cili ishte larguar nga varri që ishte hapur, ishte hudhur tek varri ngjitur”, ka shkruar një qytetar anonim.

Ndërsa një qytetar tjetër ka shfaqur po ashtu shqetësimin e tij, duke kërkuar për zhvarrim të nënës së tij të ndjerë, kjo për faktin e gjendjes në varreza.

“Kjo sosht normale , me shku n varreza sikur me shku n’xhungel, bon çka t’dush mirmbaje sa dush vorrin e të ndjeres, rrugen per me mrri dej te varri nuk ke qysh me shku. Kjo më ka ndodh qe 3 herq që shkoj edhe kthehem edhe s’mundem me shku m’u çmall. Ju lutem më tregoni ku me u anku, ose kush i mirëmban krejt atë pjesë. S’ka mbet tjeter, vec me marr një kos, makinë bari ose çkadoqoft, gjatë rrugës me hek barin me mbërri deri te caku”, ka shkruar qytetari tjetër.

Ndërsa, sot ka qarkulluar në media një foto e publikuar po ashtu në grupin ‘Gilani Network’, ku shihet gjarpri në varreza.

E pas shqetësimit të qytetarëve me gjendjen e varrezave, Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, i cili tha se ka dalë në terren për ta parë gjendjen dhe theksoi se varrezat mbi 50 përqind e vendit veçse janë pastruar.

“Plani ka qenë që pastrimi në varreza të qytetit të filloj para festës së Bajramit, meqë dihet se mund të ketë më shumë vizitorë se në ditët e zakonshme. Pastrimi ka mbërri mbi 50 përqind, megjithëse plani ka qenë të arrihet mbi 80 përqind”, ka thënë Ibrahimi për Telegrafin.

Ai thekson se janë mbi 6 hektarë tokë dhe se sipas tij vendi është i mbingarkuar, prandaj nuk është arritur të pastrohet i gjithë vendi.

“Gjatë ditës qëndrojnë dy punëtorë për mirëmbajtje të përditshme, ndërsa para Bajramit janë angazhuar 12-14 punëtorë vetëm për t’u pastruar sa më shpejt para festës së Bajramit”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Përfaqësueset
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Përfaqësueset
Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Çfarë të vizitosh
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Përfaqësueset
Kalo në kategori