LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimet për erëra të fuqishme e shkarkime rrufesh, Komuna e Prishtinës me rekomandime për qytetarët

Paralajmërimet për erëra të fuqishme e shkarkime rrufesh, Komuna e Prishtinës me rekomandime për qytetarët
Foto: Arkiv

Pasi Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar që sot gjatë ditës mund të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh e në disa zona parashihet të ketë edhe reshje breshëri me stuhi, Komuna e Prishtinës ka dal me disa rekomandime për qytetarët e saj.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Komuna thonë që duke pasë parasysh këto paralajmërime nga Instituti, luten qytetarët që të kenë kujdes veçanërisht nëse janë duke ecur jashtë ose duke u kthyer nga puna.

Instituti Hidrometeorologjik apel për kujdes: Sot mot me rrufe e erëra të fuqishme, të shmangen daljet e punët në natyrë
Lexo po ashtu Instituti Hidrometeorologjik apel për kujdes: Sot mot me rrufe e erëra të fuqishme, të shmangen daljet e punët në natyrë

Komuna këshillon të merren masat e mëposhtme:


Kërkoni strehë menjëherë: Nëse jeni jashtë kur fillon stuhia, kërkoni menjëherë një vend të mbrojtur, si një dyqan, ndërtesë ose ndonjë strehë tjetër.

Shmangni hapësirat e hapura: Mos qëndroni në vende të hapura si parqe, fusha apo sheshe të mëdha.

Mbani çadër të fortë: Nëse keni çadër, sigurohuni që ajo të jetë e fortë dhe e qëndrueshme për të përballuar erërat e forta.

Mos kaloni pranë objekteve të larta: Shmangni të kaloni pranë pemëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të larta që mund të bien ose të shkaktojnë rrezik.

Kujdes me rrugët e përmbytura: Mos kaloni nëpër rrugë të përmbytura, pasi ato mund të jenë të rrezikshme për ecjen dhe lëvizjen.

Kujdesuni për të moshuarit dhe fëmijët: Nëse jeni me të moshuar apo fëmijë, sigurohuni që ata të jenë të mbrojtur dhe në një vend të sigurt.

Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë)  080012233 dhe 080012244. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori