LAJMI I FUNDIT:

Analistët e vlerësojnë të gabuar shkuarjen e kryenegociatorit në Bruksel

Analistët e vlerësojnë të gabuar shkuarjen e kryenegociatorit në Bruksel

Analistët po e vlerësojnë të gabuar shkuarjen e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi në Bruksel, marrë parasysh pikërisht takimin e fundit të kryeministrit që nuk pranoi ta takojë Aleksandar Vuçiqin.

Për herë të fundit u takuan në fund të prillit për çështjen e dinarit por për të cilën nuk arritën pajtim.

Tani kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi e ai serb Petar Petkoviq, të martën do të shkojnë në Bruksel për të diskutuar për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.


Por, pas dështimit të takimit të nivelit të lartë të javës së kaluar, ish-diplomati Blerim Canaj, nuk ka pritshmëri nga takimi i dy korrikut.

“Edhe Borrell edhe Lajçak janë të interesuar të arsyetojnë ato vite që shkuan pa asnjë rezultat. Nuk pres kush e di çka nga takimi,  pasi herën e fundit i pamë se nuk kenë në gjendje që t’i ulnin në tavolinë që se paku të iniciohet diçka nga ajo që pritej. Për këtë arsye,  jam skeptik se dita e nesërme do të sjellë diçka. Nëse ulën palët nesër në tavolinë nuk ka ndonjë pritshmëri pos asaj lojës së pingpongut”, tha për TV Dukagjinin ish diplomati Blerim Canaj.

Ngjashëm po mendon edhe analisti, Fidan Ukaj.

Vetëm se ky, thotë se është e paqartë se si po realizohet një takim i tillë, pa ditur nëse janë pranuar kërkesat që kryeministri kosovar i paraqiti.

“Tani e kemi një konfirmim tjetër dhe pyetja legjitime është se a i plotësoi Serbia kërkesat e Kryeministrit për të pas një takim të nivelit teknik, megjithatë do të diskutohet për normalizimin e raporteve dhe zbatimin e  marrëveshjeve të mëhershme. Kjo i bie që Kryeministri Kurti,  i ka pasur si armë këto kërkesa përballë presionit ndërkombëtarë kur kërkohet çështja e Asociacionit”, u shpreh analisti Fidan Ukaj.

Në takimin e nesërm, tema të diskutimit do të jenë, fillimi i zbatimi të marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori