LAJMI I FUNDIT:

Avril Lavigne pret 22 vjet për të performuar në Glastonbury

Avril Lavigne pret 22 vjet për të performuar në Glastonbury

Avril Lavigne është princesha origjinale e pop-punk-ut dhe ajo sigurisht e tregoi këtë kur luajti në një turmë të madhe të Glastonbury, të shtunën në mbrëmje.

Himnet e saj ‘të zemëruara’ për adoleshencën jehojnë ende më shumë se dy dekada pasi u publikuan.

Ajo luajti disa nga këngët e saj më të mëdha duke përfshirë “Complicated”, Sk8er Boi” dhe “My Happy Ending”.


“Nuk mund ta besoj se m’u deshën 22 vjet për të luajtur më në fund në Glastonbury, por ishte e mahnitshme”, tha ajo për BBC.

“Publiku ishte i jashtëzakonshëm, të gjithë ishin ngritur mbi supe, mbanin tabela dhe shpërthyen bomba tymi shumëngjyrëshe, ishte shumë e lezetshme” shton Avril.

Avril Lavigne/BBC

Artistja kanadeze tërhoqi një nga turmat më të mëdha që ka parë ndonjëherë “The Other Stage”, ishte e qartë që në fillim të setit të saj se ajo kishte një bazë fansash tepër besnikë.

“Nuk mund ta besoj se më janë dashur 22 vjet.”
Disa herë gjatë performancës së saj, kamerat iu drejtuan anëtarëve të audiencës që po këndonin së bashku me çdo fjalë.

“Kam pasur shtatë albume dhe kam bërë shtatë turne dhe është po aq emocionuese si kurrë më parë”, thotë ajo.

Avril sapo ka lansuar një album me hitet më të mëdha, me një turne të shitur në Amerikën e Veriut që do të vazhdojë së bashku me të.

Ajo thotë se ende i pëlqen të luajë këngë nga albumi i saj i parë, “Let Go”, i cili u publikua në vitin 2002 dhe e ndihmoi atë të bëhej solistja më e re femër që kishte një album numër një në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 17-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja e “Victoria's Secret”, Taylor Hill magjeps me fotografitë në bikini, gjatë arratisjes italiane

Modelja e “Victoria's Secret”, Taylor Hill magjeps me fotografitë në bikini, gjatë arratisjes italiane

Magazina
Loredana dhe Karim Adeyemi ndajnë me publikun momentet e tyre private nga dhoma e gjumit

Loredana dhe Karim Adeyemi ndajnë me publikun momentet e tyre private nga dhoma e gjumit

Magazina
Vesa Luma bëhet nostalgjike, publikon një fotografi të rrallë të

Vesa Luma bëhet nostalgjike, publikon një fotografi të rrallë të "flakareshave" me Teuta Kurtin dhe Rona Nishliun

Magazina
Kim Kardashian publikon disa fotografi të vjetra, duke treguar se si dukej 31 vite më parë

Kim Kardashian publikon disa fotografi të vjetra, duke treguar se si dukej 31 vite më parë

Magazina
Aktori i preferuar i shumë njerëzve - Jack Black i cili u bë i famshëm në komeditë e shumta, sot nuk njihet

Aktori i preferuar i shumë njerëzve - Jack Black i cili u bë i famshëm në komeditë e shumta, sot nuk njihet

Magazina
Rihanna del thuajse nudo me të brendshme të zeza të tejdukshme, për të njoftuar rikthimin e “Savage X Fenty”

Rihanna del thuajse nudo me të brendshme të zeza të tejdukshme, për të njoftuar rikthimin e “Savage X Fenty”

Magazina
Kalo në kategori